Mbjellja e 61 pemëve, Rama: E para fushatë që do të hyjë në historinë e zgjedhjeve

featured

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama tha se kjo do të jetë e para fushatë që do të hyjë në historinë e zgjedhjeve.

Kjo, sipas kreut të qeverisë, sepse edhe kur zgjedhjet të harrohen, pemët e mbjella do të jenë aty për vite të tëra.

Rama: Nuk ka se si mund të mos flasësh për ta pa harruar se njerëzit përtej afërsisë me Partinë Socialiste presin prej nesh me plot të drejtë me më shumë se ç’mund të presin edhe vetë ata që janë larg PS-së, por me të drejtë njerëzit ne s’na falin as fijen e flokut ndërkohë që atyre nuk ua vënë më re as lëkurën e ujkut sepse nuk ka më asnjë vlerë përveç forcës për të bërë dëm, vlerës negative që kanë krijuar për këdo që u beson, njerëzit i kanë lënë ata mbrapa sepse ata janë kufoma të një të shkuare që nuk bëhet më e ardhme në parafytyrimin e një shqiptari të zakonshëm mjaft që ky i fundit të mos jetë i komanduar. Ne jemi shëmbëlltyre e së tashmes. Në këtë rrugë, dhe jo vetëm duhet të ndjehemi kur ndajmë me njerëzit këtë rezultat. Njerëzit presin një vend dinjitoz që respektohet nga të tjerët, por kur respektohen liritë dhe të drejtat, kur djersa shpërblehet me dinjitet dhe numri i atyre që kthehen nga emigracioni kthehet pak nga pak. Kemi shumë për të thënë, falë kryebashkiakëve tonë, njerëzit kanë plot arsye për të qenë jo të kënaqur, duhet të bëjmë një fushatë në këtë sens të së vërtetës me sa më pak zhurmë dhe komunikim dhe njerzllëk, kemi vendosur ta përgjysmojmë përdorimin e ekraneve, materialeve propagandistike, do u lutesha jo postera nëpër mure, në rrugë dhe pastaj ngelin aty dhe bien copa copa si lëkurë e zgjebes, ndotëse të shëmtuara të mjedisit, nuk kemi nevojë për ta, do të bëjmë një fushatë me shumë më pak ndotje akustike të tjerë kanë të drejtë të bërtasin të vënë kujën, ne jo s’kemi arsye as për ndotje akustike, as vizuale për të qenë në çdo kthesë me fytyra dhe slogane tona, dhe as për ndotje gjuhësore, shkurtimin e shpenzimeve për propagandë do e kthejmë për donacion pemësh duke marrë pjesë në mbjelljen e tyre sidomos në prill që është muaji i fundit optimal për të mbjellë gjithçka, do e nisim këtu me 61 pemë nga donacioni ynë për bashkinë e Tiranës dhe me lali Erin që ka lindur me këmishë dhe e duan të tërë, nuk e duam vetëm ne, por edhe ata që i dhurojnë edhe kandidatin më të lodhur, madje kësaj herë duket si një kandidat që ka humbur fizarmonikën, të qeshim pak edhe ne të tjerët jo vetëm Lali, kështu është ndarë kjo botë. Si këtu kudo do mbjellin mijëra e mijëra të tjera ndërkohë që fushata do jetë harruar, vetëm një fakt do kujtohet statistikisht president nderi i PS ne të tjerët do jemi në Sharrë, do thotë që në 2023 Partia Socialiste e fitoi për të tetën herë nga 9 palë zgjedhje, edhe gjyshërit ishin aty me mua, por përtej kësaj asgjë nuk do ngelet, kjo do të jetë e para fushatë që do lërë pas mijëra pemë, besoj do të hyjë në historinë e zgjedhjeve si fushata e parë që nis dhe dekarbonizon procesin e përballjes politike. Vetëm para dhe kurrë mbrapa dhe kam besim që as sa u flasin pemët qytetarëve në të shumtën e herës ne nuk arrijmë t ju flasim dot.


Top Channel

Mbjellja e 61 pemëve, Rama: E para fushatë që do të hyjë në historinë e zgjedhjeve
|