1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Nxirren të gjithë minatorët e bllokuar në minierën e Trepçës

Nxirren të gjithë minatorët e bllokuar në minierën e Trepçës

featured

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi tha se në orët e para të mëngjesit të 10 prillit, rreth 40 minatorë mbetën të bllokuar në Minierën e Trepçës, e cila gjendet në Stantërg, në afërsi të Mitrovicës.

“Që nga ora 3 e mëngjesit, minatorët kanë mbetur të ngujuar në horizontin e 1, për shkak të një defekti të energjisë elektrike në ashensor”, ka thënë më parë ai.

Jonuzi ka theksuar se minatorët, janë nxjerrë në rrugë alternative, rrugës prej ku nxirren mineralet, në formë mekanike dhe jo përmes ashensorit.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm pjesëtarët e Policisë së Kosovës, drejtuesit e “Trepçës”, ekipet e emergjencës dhe ekipet mobile për nxjerrjen e minatorëve të ngujuar.

Defekti në ashensor pamundësoi daljen në sipërfaqe të rreth 40 minatorëve, të cilët qëndruan të bllokuar në minierë për rreth 14 orë.


Top Channel

Nxirren të gjithë minatorët e bllokuar në minierën e Trepçës
|