featured

Macron: Evropa të bëhet superfuqi e tretë, të ulë varësinë nga SHBA!

Evropa duhet të reduktojë varësinë e saj nga Shtetet e Bashkuara dhe të shmangë përfshirjen në konfliktin mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara për Tajvanin.

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri një pohim të rrallë në një intervistë dhënë Politicos pas vizitës tre ditore në Pekin.

Shefi i Elizesë theksoi teorinë e tij të preferuar të “një autonomie strategjike” për kontinentin e vjetër, që sipas tij duhet të kthehet në një superfuqi të tretë, me shumë gjasë të udhëhequr nga Franca. Sipas tij, Evropa përballet me rrezikun e madh që të mbetet e ngërthyer në kriza “të cilat nuk janë tonat, çka e pengon atë të ndërtojë autonominë e vet strategjike”. Një koncept të tillë e mbështetën me entuziazëm dhe presidenti Xi Jinping dhe Partia Komuniste Kineze.

“Paradoksi do të ishte se të përfshirë nga paniku, ne besojmë se jemi thjesht ndjekës të Amerikës. Pyetja së cilës duhet t`i përgjigjen evropianët është nëse do të ishte në interesin tonë të përshpejtojmë një krizë në Tajvan? Jo. Gjëja më e keqe do të ishte të mendosh se ne evropianët duhet të bëhemi ndjekës në këtë temë dhe të marrim udhëzimet tona nga axhenda e SHBA-së dhe nga një reagim i tepruar kinez”, ka thënë Macron.

Macron dhe Xi thuhet të kenë diskutuar intensivisht për Tajvanin, bisedë kjo në të cilën presidenti francez duket se ka pasur një qasje më të paqtë sesa Shtetet e Bashkuara apo edhe vetë BE-ja, sipas zyrtarëve që e shoqëronin.

“Stabiliteti në ngushticën e Tajvanit është i një rëndësie të madhe. Kërcënimi me përdorim të forcës për ndryshimin e status quo-së është i papranueshëm”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e cila shoqëroi Macron për një pjesë të vizitës së tij në Xi.

Macron nga ana e tij argumentoi se evropianët nuk mundën të zgjidhnin krizën në Ukrainë. “Si mund të themi ne për Tajvanin, kujdes se po bëtë një lëvizje të gabuar do të keni punë me ne? Nëse vërtet dëshironin përshkallëzimin e tensioneve, kjo është mënyra më e mirë për ta bërë një gjë të tillë”, deklaroi ai.


Top Channel

Macron: Evropa të bëhet superfuqi e tretë, të ulë varësinë nga SHBA!
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!