Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E enjte, 5 Tetor
TË FUNDIT:
  • Festivali letrar i të rinjve/ “Tirana Gate” nis me moton “Përballë”
  • Parandalohet kontrabandimi i qindra pakove të duhanit
  • Man. City nuk lejon befasi – triumfon në Gjermani kundër Leipzig
  • Luksi, luks! Në këto shtëpi, jetojnë 5 njerëzit më të pasur në botë
  • Syla: Kosova i ka mbetë në dorë BE-së, ky është dështim për Brukselin
  • Trepça me fitore të rëndësishme në kualifikimet për FIBA Europe Cup
  • Tha se do të largohej nga muzika, Stresi publikon këngën e re
  • Operacion policor në Prishtinë e Lipjan, dy të arrestuar për fajde e detyrim
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

India arreston provokatorët Hindu që vranë lopën për t’ua vënë fajin muslimanëve (fotot)

Press Online10 Prill, 2023 GLOBI
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Raportimet thonin se një valë trazirash në kohën e festivalit fetar Ram Navami, ishin ‘të para-përgatitura dhe të orkestruara’.

Katër aktivistë të një grupi radikal hindu, u arrestuan sot në Indi me akuza se kishin vrarë lopë, që konsiderohet kafshë e shenjtë në popullatën hindu, për t’ua hedhur fajin muslimanëve dhe ndezur tensione fetare pas festivalit Hindu të Ram Navami.

Policia e rajonit verior Uttar Pradesh tha se arrestoi anëtarët e grupit ‘E gjithë India Hindu’ në Mahasabha, në lidhje me akuzat e rreme ndaj katër muslimanëve përr vrasjen e lopës, sipas rrjetit ‘The Wire’.

Uttar Pradesh ka ligjet më të ashpra në Indi për vrasje të lopëve, me dënime deri në 10 vjet burg ose gjobë deri në 500,000 rupi ($6000) .

Ndërkohë disa burra muslimanë janë linçuar në turma vetëm me dyshime se mund të kishin vrarë lopë.

Prej nisjes së festivalit të Ram Navami më 30 mars një valë dhune ndaj muslimaneve është vërejtur në disa shtete të vendit.

Komplotet për të përfshirë muslimanët në dhunë u zbuluan në prag të festivalit Gautam Nagar në qytetin Agra.

Policia tha se anëtarë të grupit të provokatorëve kishin bërë ankesën duke dëshmuar se kishin parë muslimanët të vrisnin një lopë në zonën rurale të Gautam Nagar, për ta shitur si mish.

Por gjatë hetimeve u zbulua se muslimanët e akuzuar nga grupi hindu, ishin të pafajshëm dhe akuzat ishin bërë prej një inati personal.

Tensionet kanë qenë të larta në zonën e Jamshedpur, ku një 23 vjeçar u vra gjatë përleshjeve fetare në fundjavë.

Mes denoncimeve të regjistruara aty kishte dhe nga ato për denigrim të flamurëve e simboleve fetare.

Turmat e ndezura nga akuzat e rreme të provokatorëve kishin goditur me gurë njëri-tjetrin dhe djegur automjete gjatë përleshjeve.

Policia ndërhyri duke vendosur shtetrrethim në të gjithë qytezën dhe më pas deklaroi se kishte vënë situatën nën kontroll.

Tensionet në zonë kishin nisur prej janarit teksa hindu-të ankoheshin prej martesave mes dy feve dhe kërcënonin të ndërprisnin lidhjet me komunitetin musliman.

Sot një komision hetimi për trazirat e Ram Navami në rajonin e Bengalit Perëndimor, tha në raport se ato kishin qënë “të parapërgatitura, të orkestruara dhe të provokuara”.

Në festivalin e Ram Navami më 30 mars mbetën dhjetra njerëz të plagosur.


Raportimet thonin se një valë trazirash në kohën e festivalit fetar Ram Navami, ishin ‘të para-përgatitura dhe të orkestruara’.


Top Channel

Artikulli i mëparshëmTesla ul çmimet e makinave elektrike
Artikulli tjetër Motra e Luizit mbërrin në Shqipëri, befason me mesazhin

Lajme të ngjashme

GLOBI 4 Tetor, 2023

Doktoresha jashtë spitalit të Mestre thotë se të plagosurit e tragjedisë në Itali janë të gjithë ‘të rinj’ dhe ‘të huaj’ (fotot)

GLOBI 4 Tetor, 2023

NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve, paralajmëron se depot po zbrazen

GLOBI 4 Tetor, 2023

Ukraina dëmton sistemin rus të mbrojtjes ajrore

GLOBI 4 Tetor, 2023

Gjermania do të dërgojë mbrojtje shtesë ajrore në Ukrainë

GLOBI 4 Tetor, 2023

Fotolajm/ Zelensky viziton vijën e frontit në Ukrainën lindore

GLOBI 4 Tetor, 2023

Arrihet marrëveshja historike e BE-së për menaxhimin e fluksit të emigrantëve, do shpërndahen në të gjithë vendet anëtare

SHOWBIZ

Luksi, luks! Në këto shtëpi, jetojnë 5 njerëzit më të pasur në botë

Tha se do të largohej nga muzika, Stresi publikon këngën e re

Bëri gjestin e pahijshëm, e pëson konkurrentja e ‘Për’puthen’

TË FUNDIT

Festivali letrar i të rinjve/ “Tirana Gate” nis me moton “Përballë”

5 Tetor, 2023

Parandalohet kontrabandimi i qindra pakove të duhanit

5 Tetor, 2023

Man. City nuk lejon befasi – triumfon në Gjermani kundër Leipzig

5 Tetor, 2023

Luksi, luks! Në këto shtëpi, jetojnë 5 njerëzit më të pasur në botë

5 Tetor, 2023

Syla: Kosova i ka mbetë në dorë BE-së, ky është dështim për Brukselin

5 Tetor, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.