Beeper heq dorë nga aplikacioni alternativ iMessage në Android

featured
Press Online
22 Dhjetor 2023, 23:19

Beeper ka vendosur të tërhiqet nga misioni për të sjellë iMessage në Android pas implementimit të një serie zgjidhjesh të cilat Apple në mënyrë të përsëritur i bllokoi.

Edhe kompania ka gjetur një zgjidhje komplekse, tha se nuk ka në plan të vijë me tutje nëse Apple e bllokon edhe këtë të fundit.

Çdo herë që Beeper Mini është i paaksesueshëm apo shërbimi bëhet i paqëndrueshëm, është për shkak të Apple, dhe kjo dëmton kredibilitetin e Beeper,” tha kompania përmes një postimi në blog.

Kur Beeper Mini debutoi, e gjitha që përdoruesit kishin nevojë të bënin ishte shkarkimi i aplikacionin dhe të fillonin komunikimin me përdoruesit e iMessage në iOS.

Sa herë që Apple ka bllokuar aplikacionin, Beeper ka gjetur një zgjidhje tjetër e cila ishte më e komplikuar se e para.

Së fundi kompania tha se për të përdorur aplikacionin duhet të keni një kompjuter Mac. Beeper tha se softuerin e ka bërë open source në mënyrë që edhe zhvilluesit të tjerë ta shohin dhe të provojnë të zgjejnë një zgjidhje.

/PCWorld Albanian

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter