Kompania e cila u bë e famshme për idenë e transportimin e njerëzve me shpejtësi qindra milje në orë përmes një vakumi është mbyllur.
Objektivi i Hyperloop One, bazuar në një ide të Elon Musk, ishte të shkurtonte në mënyrë dramatike transportin.
Kompania kishte marrë mbështetjen e themeluesit të Virgin Richard Branson, por ky i fundit u tërhoq vitin e kaluar.
Sipas Bloomberg, deri në fund të vitit kompania do të largojë edhe stafin e fundit të ngelur. Ajo kishte premtuar një epokë të re transporti me shpejtësi të lartë duke përdorur teknologjinë levitacionit magnetik brenda një tubi me vakum.
Kjo do të reduktonte fërkimin dhe rezistencën e ajrit duke i dhënë mundësi trenit të arrijë shpejtësinë 1,127 km/h.
Ishte ideuar si një formë transporti më “e gjelbër” sesa ato që janë sot në funksion. Edhe pse Hyperloop One ndërtoi disa prototipe në shkretëtirën e Nevada, projekti ngeci në vend me disa ekspertë të cilët shprehën dyshime përballë sfidave inxhinierike që përbënte.
Zbatimi i saj do të thoshte ndërtimi i tubave të mëdhenj në mbarë vendin. Gjithashtu kishte probleme me kthesat dhe të gjithë tubat duhej të ishin të drejtë.
Një testim u bë në 2020-ën me punonjësit e kompanisë dhe u arrit shpejtësia 172km/h në një distancë prej 500m. Në 2022 kompania ndryshoi objektiv duke thënë se tani do të transportonte ngarkesa dhe jo njerëz dhe si rezultat shkurtoi 100 vende pune.
Hyperloop origjinal u bazua në një raport të publikuar nga Elon Musk në 2013, i cili propozoi idenë e gjuajtjes së kapsulave përmes një tubi me shpejtësi të lartë.
/PCWorld Albanian



