Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çairi feston Ditën e Alfabetit, të Flamurit dhe 20-vjetorin e bustit të Skënderbeut

22 Nëntor 2026

Rutte: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak

22 Nëntor 2026

Keni bërë gabim në Story? Instagram tani ju lejon ta korrigjoni edhe pas publikimit

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Rutte: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi sot se Aleanca do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të Polonisë, pas rrëzimit të tre mjeteve ajrore ushtarake në territorin polak gjatë sulmeve ruse ndaj Ukrainës.

“Ju garantoj se NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak”, deklaroi Rutte gjatë vizitës së tij në Varshavë.

Ai e cilësoi incidentin si qartësisht të rrezikshëm, duke theksuar se Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë po vlerëson vazhdimisht situatën e sigurisë dhe masat mbrojtëse të Aleancës.

Sipas qeverisë polake, tre mjete ajrore ruse hynë dje në hapësirën ajrore të vendit dhe u rrëzuan.

Ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dy prej tyre dyshohet të kenë qenë raketa lundruese, ndërsa i treti një dron.

Nga incidenti nuk pati persona të lënduar.

Gjatë vizitës, Rutte u takua edhe me kryeministrin polak, Donald Tusk, i cili e ka cilësuar ngjarjen si një provokim të qëllimshëm nga Moska.

Incidenti ndodhi në një moment kur Polonia po pret majovrat e para ushtarake të të ashtuquajtur, “Koalicioni i të Vullnetshmëve”, ku marrin pjesë rreth 2800 ushtarë nga 11 vende.

S, e drejtuar nga Britania e Madhe dhe Franca, synon të testojë mënyrat se si mund të garantohet një paqe e qëndrueshme pas përfundimit të luftës në Ukrainë. Manovrat ushtarake do të zgjasin deri më 22 nëntor.

Instituti për Studimin e Luftës (ISW), me seli në SHBA, vlerëson se shkeljet e hapësirës ajrore polake nga Rusia mund të jenë kryer në mënyrë të koordinuar me zhvillimin e këtyre manovrave. Sipas institutit, Moska synon të testojë reagimin e NATO-s dhe të pengojë mbështetjen ushtarake të Koalicionit për Ukrainën.

Deklarata e Rutte vjen në një periudhë tensionesh të shtuara në krahun lindor të NATO-s, ku incidentet me mjete ajrore ruse kanë rritur shqetësimet për sigurinë e vendeve anëtare dhe rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit përtej kufijve të Ukrainës.

Previous ArticleKeni bërë gabim në Story? Instagram tani ju lejon ta korrigjoni edhe pas publikimit
Next Article Çairi feston Ditën e Alfabetit, të Flamurit dhe 20-vjetorin e bustit të Skënderbeut

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Çairi feston Ditën e Alfabetit, të Flamurit dhe 20-vjetorin e bustit të Skënderbeut

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 23 deri më 28 nëntor 2026 komuna e Çairit organizon manifestimin…

Rutte: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi sot se Aleanca do…

Keni bërë gabim në Story? Instagram tani ju lejon ta korrigjoni edhe pas publikimit

Press Online22 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Instagram ka prezantuar një funksion të ri që u mundëson përdoruesve të…

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

Press Online22 Nëntor 2026 SPORT

E ardhmja e Xherdan Shaqirit te Baseli është ende e hapur. Kontrata…

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

Press Online22 Nëntor 2026 SPORT

Lionel Messi ka qenë në qendër të vëmendjes për një incident të…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.