Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026

Çairi feston Ditën e Alfabetit, të Flamurit dhe 20-vjetorin e bustit të Skënderbeut

22 Nëntor 2026

Rutte: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Çairi feston Ditën e Alfabetit, të Flamurit dhe 20-vjetorin e bustit të Skënderbeut

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Nga 23 deri më 28 nëntor 2026 komuna e Çairit organizon manifestimin tradicional “Çairi feston Nëntorin – 20 Vjet Krenari”, me program gjashtëditor, që përfshin aktivitete arsimore, kulturore dhe artistike.

Festimet e këtij viti i kushtohen Ditës së Alfabetit, Ditës së Flamurit dhe 20-vjetorit të vendosjes së bustit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në sheshin që mban emrin e tij në Shkup.

Programi festiv do të nisë më 23 nëntor, në orën 18:00, me programin artistik të shkollave fillore të Çairit në Teatrin Shqiptar, ndërsa më 24 nëntor, në orën 12:00, do të shënohet 20-vjetori i Shkollës Fillore “Kongresi i Manastirit”.

Më 25 nëntor, në orën 19:00, do të mbahet mbrëmja me këngë qytetare me Miranda Hashanin dhe Selami Kolonjën, ndërsa më 26 nëntor, në të njëjtën orë, do të organizohet koncerti i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve.

Më 27 nëntor, në orën 20:00, në Filharmoninë e RMV-së do të mbahet koncerti i Rona Nishliut me “New Orchestra”.

“Manifestimi qendror do të mbahet më 28 Nëntor, në orën 14:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Shkup, nën moton ’20 Vjet Krenari’, në shënim të Ditës së Flamurit dhe dy dekadave nga vendosja e bustit të heroit kombëtar. Programi do të përfshijë interpretim poetik nga Çun Lajçi, këngë kushtuar Skënderbeut, valle tradicionale shqiptare, performancë me çifteli, video të veçantë për 20-vjetorin dhe aktivitete festive me të rinjtë. Manifestimi do të shoqërohet edhe me koncertin festiv të këngëtares Edona Llalloshi”, thuhet në kumtesën e rastit.

Përmes këtij programi, komuna e Çairit synon të shënojë datat e rëndësishme të historisë dhe kulturës shqiptare, duke përfshirë institucionet arsimore, artistët dhe qytetarët në një kalendar të përbashkët aktivitetesh.

Të gjithë qytetarët ftohen të marrin pjesë në manifestimet festive që do të zhvillohen gjatë gjashtë ditëve të nëntorit.

Previous ArticleRutte: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak
Next Article Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

Lajme të ngjashme

PRESSonline, tetë vjet në vijën e parë të gazetarisë së pavarur

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një unazë me diamant, e mbajtur nga një prej të mbijetuarave më…

Çairi feston Ditën e Alfabetit, të Flamurit dhe 20-vjetorin e bustit të Skënderbeut

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 23 deri më 28 nëntor 2026 komuna e Çairit organizon manifestimin…

Rutte: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi sot se Aleanca do…

Keni bërë gabim në Story? Instagram tani ju lejon ta korrigjoni edhe pas publikimit

Press Online22 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Instagram ka prezantuar një funksion të ri që u mundëson përdoruesve të…

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

Press Online22 Nëntor 2026 SPORT

E ardhmja e Xherdan Shaqirit te Baseli është ende e hapur. Kontrata…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.