Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Keni bërë gabim në Story? Instagram tani ju lejon ta korrigjoni edhe pas publikimit

22 Nëntor 2026

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

Press Online22 Nëntor 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

E ardhmja e Xherdan Shaqirit te Baseli është ende e hapur. Kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2027, ndërsa mundësitë janë të ndryshme: vazhdimi me klubin zviceran, një aventurë e fundit jashtë vendit apo përfundimi i karrierës si futbollist.

Mediumi zviceran Watson, në një analizë të publikuar të dielën, ka trajtuar shtatë pyetjet kryesore që lidhen me të ardhmen e kapitenit të Baselit.

Një aventurë e fundit jashtë Zvicrës nuk përjashtohet. Arabia Saudite dhe Turqia përmenden si destinacione të mundshme, ku Shaqiri mund të përfitonte edhe financiarisht.

Është përmendur edhe Greqia, ku në të kaluarën kishte pasur zëra për një transferim të mundshëm, para rikthimit të tij në Basel.

1. Çfarë thotë vetë Shaqiri për të ardhmen e tij?

Shaqiri nuk ka dhënë ende një përgjigje përfundimtare. Ai ka bërë të ditur përmes Instagramit se asgjë nuk është vendosur, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e përfundimit të karrierës.

Sipas Watson, futbollisti ende nuk ka marrë një vendim, ndërsa pikërisht kjo është një nga çështjet kryesore në bisedimet me klubin.

2. Çfarë mund t’i ofrojë Shaqiri Baselit edhe pas vitit 2027?

Edhe në moshën 35-vjeçare, Shaqiri mbetet njëri prej futbollistëve më cilësorë të Superligës zvicerane, nëse është në gjendje të mirë fizike.

Teknika, kreativiteti dhe aftësia për të vendosur ndeshjet me një veprim të vetëm janë cilësi që e bëjnë të veçantë.

Për më tepër, ai është figura kryesore identifikuese në skuadrën aktuale të Baselit, veçanërisht pas largimit të Albian Ajetit në shtator.

3. Çfarë do të fitonte Baseli nga largimi i tij?

Largimi i Shaqirit do t’i lironte klubit një pjesë të konsiderueshme të buxhetit. Paga e tij raportohet të jetë mbi 1.5 milionë franga zvicerane në vit.

Gjithashtu, trajneri do të kishte më shumë liri për të zbatuar idetë e tij taktike, pa pasur nevojë ta ndërtonte vazhdimisht lojën rreth një futbollisti të vetëm. Edhe lojtarët e tjerë do të duhej të merrnin më shumë përgjegjësi në skuadër.

4. Çfarë duhet të ndodhë që Shaqiri të vazhdojë te Baseli?

Sipas mediumit, nevojitet kompromis nga të dyja palët. Shaqiri mund të duhet të pranojë një pagë më të ulët dhe një rol më të kufizuar në fushë, madje edhe atë të zëvendësuesit që aktivizohet gjatë ndeshjes.

Në anën tjetër, Baseli duhet t’i ofrojë një plan të qartë për të ardhmen e tij, duke i treguar se si mund të mbetet i rëndësishëm për ekipin. Një mundësi është edhe përfshirja e tij në strukturat e klubit pas përfundimit të karrierës.

5. A mund ta vazhdojë karrierën në një kampionat tjetër?

Një aventurë e fundit jashtë Zvicrës nuk përjashtohet. Arabia Saudite dhe Turqia përmenden si destinacione të mundshme, ku Shaqiri mund të përfitonte edhe financiarisht.

Është përmendur edhe Greqia, ku në të kaluarën kishte pasur zëra për një transferim të mundshëm, para rikthimit të tij në Basel. Megjithatë, Shaqiri kishte sqaruar se ato raportime ishin vetëm një mënyrë për ta larguar vëmendjen e mediave nga rikthimi i tij në klubin zviceran.

Një pengesë për një aventurë të re jashtë vendit mund të jetë edhe dëshira e tij për të qëndruar pranë familjes, gjë të cilën e kishte theksuar si të rëndësishme për gjendjen fizike dhe mendore.

6. Çfarë roli mund të ketë Rapperswil-Jona në të ardhmen e tij?

Shaqiri është bashkëpronar i FC Rapperswil-Jona, klub që garon në kategorinë e dytë të futbollit zviceran. Ai hyri në pronësinë e klubit në fillim të vitit 2025 dhe zotëron pak më pak se gjysmën e aksioneve.

Sipas mediumit zviceran, ai është parë gjithnjë e më shpesh në ndeshjet e skuadrës dhe së fundmi ka shtuar vizitat edhe jashtë ditëve të ndeshjeve. Madje, raportohet se në një rast u ka drejtuar disa fjalë futbollistëve në zhveshtore.

Megjithatë, një sezon i fundit si futbollist në këtë klub nuk konsiderohet shumë i mundshëm. Më tepër, Rapperswil-Jona mund të bëhet pjesë e rëndësishme e angazhimit të tij pas përfundimit të karrierës.

telegrafi.com

7. Kur mund të merret vendimi përfundimtar?

Vendimi mund të vijë brenda një jave, por mund të shtyhet edhe deri në muajin mars. Sipas Watson, si klubi ashtu edhe futbollisti kanë bërë të ditur se bisedimet po zhvillohen në mënyrë konstruktive dhe se të dyja palët janë të qeta.

Nëse Shaqiri vendos t’i japë fund karrierës, Baseli do të ketë përgjegjësinë t’i organizojë një lamtumirë të denjë një prej futbollistëve më të rëndësishëm të viteve të fundit në klub.

Për momentin, e ardhmja e yllit shqiptar mbetet e hapur dhe vendimi i tij pritet me interes të madh në Basel.

Previous ArticleMessi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq
Next Article Keni bërë gabim në Story? Instagram tani ju lejon ta korrigjoni edhe pas publikimit

Lajme të ngjashme

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Keni bërë gabim në Story? Instagram tani ju lejon ta korrigjoni edhe pas publikimit

Press Online22 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Instagram ka prezantuar një funksion të ri që u mundëson përdoruesve të…

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

Press Online22 Nëntor 2026 SPORT

E ardhmja e Xherdan Shaqirit te Baseli është ende e hapur. Kontrata…

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

Press Online22 Nëntor 2026 SPORT

Lionel Messi ka qenë në qendër të vëmendjes për një incident të…

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

Press Online22 Nëntor 2026 SPORT

Pilotët e Ferrarit, Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton, janë përplasur mes vete…

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

Press Online22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa ka ndarë disa fotografi nga momentet e saj të pushimit,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.