Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Frikë nga Rusia? Polonia po përgatit projektligjin për gatishmërinë e mbrojtjes së shtetit

Press Online3 Tetor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Polonia është duke përgatitur një projektligj për gatishmërinë e plotë të shteti në rast lufte.

Sipas Agjencisë Polake të Shtypit (PAP), projektligji që po përgatit Ministria e Mbrojtjes ka për synimin për të përmirësuar organizimin e mbrojtjes dhe për të lehtësuar lëvizjen e trupave polake dhe aleate, sipas PAP (Agjencia Polake e Shtypit).

Projektligji është ende në fazën e konsultimeve të brendshme në Ministrinë e Mbrojtjes dhe nuk dihet ende se kur do t’i paraqitet parlamentit.

Zëvendësministri polak i Mbrojtjes, Cezary Tomczyk, tha dje se ministria po punon për këtë legjislacion prej disa javësh.

Ministri polak i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri, Władysław Kosiniak-Kamysz tha se projektligji, i quajtur “ligji para luftës”, është hartuar duke marrë në konsideratë mësimet e nxjerra nga lufta në Ukrainë.

Ai tha se përvoja e Ukrainës është analizuar për të identifikuar ndryshime, që mund të përshtaten me sistemin polak.

Sipas të dhënave të publikuara nga e përditshmja polake “Rzeczpospolita” dhe të konfirmuara nga zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, projektligji parashikon mundësinë e lëvizjes më të hershme të trupave, përfshirë trupat aleate, si dhe planin polak të reagimit mbrojtës me sistemin e reagimit të NATO-s.

Parashikohen gjithashtu masa për përgatitjen e infrastrukturës së nevojshme.

Projektligji synon gjithashtu të përcaktojë më qartë, funksionimin e strukturave shtetërore të përfshira në gatishmërinë dhe komandën e mbrojtjes, si dhe rregullat për personelin civil që punon në qendrat e komandës.

Ai parashikon ndryshime edhe në fushën e planifikimit operacional, trajnimeve dhe stërvitjeve të mbrojtjes.

Në të njëjtën kohë, Tomczyk konfirmoi se më 1 tetor hynë në fuqi procedura të reja ushtarake për identifikimin dhe rrëzimin e avionëve dhe raketave të huaja që shkelin hapësirën ajrore polake.

Sipas tij, në kushte të caktuara, vendimi për përdorimin e forcës, mund të bazohet në një kombinim të të dhënave, përfshirë informacionin nga radarët, hyrjen në një zonë të kufizuar dhe informacionin e marrë nga aleatët ukrainas për natyrën e objektit.

Ministri Kosiniak-Kamysz tha se masat synojnë të krijojnë rregulla të qarta për veprimin në situata që kërkojnë reagim të shpejtë.

Ai përmendi si shembuj të kërcënimeve të sigurisë  shkeljet e hapësirës ajrore nga raketa të huaja, fluturimet e dronëve pranë kufirit, aktet e sabotimit, ndërhyrjet në sinjalet GPS dhe dëmtimet e kabllove nënujore në Detin Baltik.

Previous ArticleDodik: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur
Next Article Erdogan: Turqia po vazhdon sukseset e saj në industrinë e mbrojtjes

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.