Në më pak se 24 orë që nga vendosja në funksion i sistemit “Qyteti i Sigurt” në Qytetin e Velesit së bashku më ata të Kavadarit, Negotinës dhe Demir Kapisë, kamerat e sigurisë kanë regjistruar vetëm 150 shkelje në Komunikacion, që sipas Ministrit Toshkovski, është numër jashtëzakonishtë i ulët, në krahasim me ditën e parë të lëshimit në përdorim të sistemit “Qyteti i Sigurtë” në Qytetin e Shkupit, ku numri kalonte edhe shifrat e 100 mijë shkeljeve.
“Diku rreth 150 shkelje kemi për afro 24 orë, dhe në krahasim me atë që këmi pasur në të kaluarën, lirisht mund të konstatoj se kemi numër jashtëzakonishtë të ulët të dënimeve dhe shkeljeve në Komunikacion. Me këtë që po shohim në Veles, por tani së fundmi edhe në Shkup, po dëshmohet se sistemi ‘Qyteti i Sigurtë’ nuk është vetëm për ta mbushë buxhetin e shtetit, por për të shpëtuar jetë njerzish” – tha Ministri i Punwve tw Brendshme, Pançe Toshkovski.
Ministri i Brendshëm Toshkovski poashtu ka bërë një krahasim me të dhënat e fundit mujore të këtij viti, dhe një viti më herët, ku sipas tij edhe në numrin e viktimave në Komunikacion kemi përmirësime të shumta.
“Nëse krahasojmë muajin gushtë të këtij viti, në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më herët numrat flasin si në vijim. Deri në muajin gushtë të një viti më parë kishim 96 viktima në Komunikacion, tani këtë vit deri në përfundim të muajit gushtë kemi 61 viktima që tregon se kemi shpëtuar shumë jetë njerzish brenda një viti. Dhe nëse vazhdojmë kështu mund të jemi shembull në Evropë që për një kohë të shkurtë kemi ulur numrin e viktimave për 40 për qind.” – deklaroi Ministri i Punwve tw Brendshme, Pançe Toshkovski.
Toshkovski poashtu theksoi se, duhet të punohet shumë edhe në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore, për rrugë më të mira, korsi për këmbësor, dhe bicikleta, shenja sinjalizimi e cka tjetër jo, por nuk mund të bëhet të gjitha gjërat për një kohë të shkurtë.
Nga MPB, poashtu kanë informuar se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e të gjithë shtetit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 13 persona për shkak të “drejtimit të pakujdesshëm të automjetit”.
Prej tyre, 11 shoferë kanë drejtuar automjet pa leje drejtimi, përkatësisht nga Velesi, Shkupi dhe Prilepi.


