Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj pretendimeve për vendimin e vitit 2023, duke i cilësuar ato si “një gënjeshtër e plotë dhe një manipulim i paskrupullt”.
Sipas BDI-së, vendimi i vitit 2023 kishte qëllimin e kundërt nga ai që po pretendohet: të mos lejohej shitja pa autorizim e pronës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Kjo është krejtësisht e kundërta e asaj që bën Qeveria e VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it në vitin 2025, kur me vendimin e saj i obligon institucionet e shtetit të vihen në shërbim të hyrjes së Alta Bankës dhe Davor Macurës në Stopanska Banka – Manastir”, thuhet në reagimin e partisë.
BDI thekson se nuk bëhet fjalë për të njëjtën çështje, por për dy vendime me qëllime diametralisht të kundërta. “Njëri mbronte pronën shtetërore, ndërsa tjetri vë institucionet e shtetit në shërbim të një transaksioni privat”, thonë nga kjo parti.


