Parlamenti nis sesionin e ri të martën në 8 shtator. Në orën 11 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve e cila përcakton ligjet që deputetët do të miratojnë në 3 javët e ardhshme, ndërsa seance plenare do të mblidhet pasdite në orën 17.00
Mbledhja e parë e Parlamentit ka karakter kryesisht ceremonial dhe hapet me fjalën e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi dhe më pas flasin kryetarët e grupeve parlamentare. I vetmi vendim i Parlamentit është miratimi i kalendarit trejavor.
Mes ligjeve të parashikuara për tu votuar nga deputetët në këto javë të para të shtatorit është drafti që parashikon rritjen e pagave të gjyqtarëve e prokurorëve. Ky ligj pritet ti japë zgjidhje konfliktit të krijuar mes qeverisë e sistemit të drejtësisë për rrogat e magjistratëve. Ndërkaq me kthimin e deputetëve në punë; duket se do të rikthehen edhe protestat para Parlamentit.
Qytetarët që protestojnë prej më shumë se 3 muajsh para Kryeministrisë kanë lajmëruar se do të mblidhen sërish të martën në proteste para Parlamentit


