Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Adventure Park, në Papua Guinenë e Re, ku një punonjës i parkut u vra nga krokodili për të cilin kujdesej.
Sipas mediave të huaja, zvarraniku gjigant e kapi kujdestarin nga këmbët dhe e bllokoi me nofullat e tij.
Dëshmitarë okularë thanë se krokodili e ka mbajtur viktimën për rreth një orë, derisa policia është detyruar ta qëllojë mbi 10 herë për ta çliruar.
Pas çlirimit nga nofullat e krokodilit, punonjësi u transportua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë mëngjesin e së dielës si pasojë e plagëve të marra.
Vizitorë të parkut kanë rrëfyer për ABC se gjithçka ndodhi kur kujdestari “afroi një pulë pranë gardhit dhe atëherë krokodili e sulmoi dhe u përpoq ta tërhiqte brenda në pishinë”.
Papua New Guinea 🇵🇬:A Crocodile 🐊keeper at the Adventure Park in Port Moresby, 14 Mile, was attacked by his own crocodile.Police 👮shot the crocodile dead and saved the man, although both of his legs were bitten off by the crocodile. pic.twitter.com/arYA3MnJfl
— marknehpets (@mapkpets) September 5, 2026


