Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Lufta me Iranin mund të kthehet në një konflikt pa fund”, ish-shefi i Pentagonit: Trump është futur në kurth!

Press Online6 Shtator 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

 Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe ish-drejtori i CIA-s, Leon Panetta, paralajmëron se lufta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka shumë gjasa të zgjasë edhe të paktën gjashtë muaj të tjerë.

Në një intervistë për The Guardian, Panetta tha se konflikti i nisur nga presidenti Donald Trump më shumë se gjashtë muaj më parë ka hyrë në një ngërç, nga i cili asnjëra palë nuk duket se ka një rrugë të qartë daljeje.

“Nuk është sekret që Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë bllokuar në një ngërç të tmerrshëm, ku ka shumë pak mundësi për t’i dhënë fund kësaj lufte Mendoj se ka shumë gjasa që kjo luftë të vazhdojë edhe gjashtë muaj të tjerë pa u zgjidhur”, u shpreh ai

Sipas Panettës, ushtarët amerikanë po dërgohen në luftë në një moment kur në Pentagon ka trazira në strukturën drejtuese.

“Ushtarët tanë po shkojnë në luftë në një kohë kur në Pentagon ka trazira të mëdha në zinxhirin komandues, gjë që krijon ndjesinë se askush nuk është në krye. Shqetësimi im më i madh është se jetojmë në një botë shumë të rrezikshme. Kërcënimet kryesore vijnë nga Kina, Rusia, Koreja e Veriut, terrorizmi dhe po, edhe nga Irani. Ajo që më shqetëson është se po u dërgojmë kundërshtarëve tanë një mesazh dobësie. Ndërsa ata vazhdojnë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, e shohin SHBA-në si të dobët. Ky është një mesazh shumë i rrezikshëm”, deklaroi ish-shefi i Pentagonit.

Panetta rikujtoi se që në muajin mars kishte paralajmëruar se Trump ishte i bllokuar mes dy zgjedhjeve të vështira: të zgjeronte luftën për të eliminuar ndikimin e Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit ose të tërhiqej duke shpallur fitore, edhe pse konflikti nuk do të ishte zgjidhur.

Sipas tij, presidenti amerikan ndodhet ende në të njëjtën pozitë.

“Ai e ka futur veten në një kurth”, tha Panetta.

Previous ArticleDinamo fiton derbin e Ferizajt U17
Next Article Aleanca zhvillon nesër aktivitet simbolik para Kuvendit

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.