Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se rezervat strategjike të naftës së SHBA-së do të rimbushen me naftë nga Venezuela, pas marrëveshjes së njoftuar të premten mes Uashingtonit dhe Karakasit.
Sipas Trump, procesi i “rimbushjes” së rezervave do të nisë së shpejti. Në një postim në rrjetet sociale, presidenti amerikan e cilësoi naftën venezueliane si një “dhuratë nga Venezuela për popullin amerikan”.
Lexo edhe :

Rezervat strategjike amerikane të naftës janë reduktuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, në kuadër të përpjekjeve për të përballuar ndërprerjet globale të furnizimit dhe çmimet e larta të karburanteve.
Megjithatë, ende nuk është e qartë se sa shpejt marrëveshja me Venezuelën mund të sigurojë naftë për rezervat strategjike amerikane dhe nëse ajo do të sjellë ndonjë përfitim të menjëhershëm për konsumatorët në SHBA.



