Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

23 Nëntor 2026

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

23 Nëntor 2026

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Vera rrit rrezikun e infeksioneve nga ushqimi dhe uji

Press Online15 Korrik 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Temperaturat e larta gjatë verës sjellin një rrezik dukshëm më të madh për sëmundjet që transmetohen përmes ushqimit dhe ujit të kontaminuar.

Gjatë kësaj periudhe ushqimi prishet më shpejt, bakteret shumohen më lehtë, ndërsa shumë qytetarë, pavarësisht paralajmërimeve, nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme mënyrës së ruajtjes dhe përgatitjes së ushqimit apo cilësisë së ujit që konsumojnë.

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) u bën apel qytetarëve të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat bazë të higjienës, pasi shumica e këtyre sëmundjeve mund të parandalohen.

Sipas ISHP-së, infeksionet më të shpeshta shkaktohen nga baktere, viruse dhe parazitë që hyjnë në organizëm përmes ushqimit ose ujit të kontaminuar. Mes tyre janë salmoneloza, kampilobakterioza, infeksionet me Escherichia coli, hepatiti A, infeksionet nga norovirusi dhe rotavirusi, si dhe sëmundje të tjera që mund të shkaktojnë pasoja serioze shëndetësore. Më të rrezikuarit janë fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me imunitet të dobësuar.

Simptomat më të zakonshme janë të vjellat, diarreja, temperatura e lartë, dhimbjet dhe ngërçet në bark, dhimbja e kokës, marramendja dhe dhimbjet e muskujve. Nëse simptomat janë të rënda, zgjasin më shumë se dy deri në tre ditë, shfaqet gjak në jashtëqitje, temperaturë e lartë, të vjella të vazhdueshme ose shenja dehidratimi, duhet të kërkohet menjëherë ndihmë mjekësore.

Nga Instituti rikujtojnë se një nga shkaqet më të shpeshta të helmimeve ushqimore është ruajtja e ushqimit në temperaturë ambienti, veçanërisht gjatë muajve të verës. Ushqimi i përgatitur nuk duhet të qëndrojë jashtë frigoriferit më shumë se dy orë, ndërsa kur temperatura është mbi 32 gradë Celsius, jo më shumë se një orë. Ushqimi i ftohtë duhet të ruhet në temperaturë nën 5 gradë Celsius, ndërsa ai i ngrohtë mbi 60 gradë.

Ndër rekomandimet kryesore të ISHP-së janë:

larja e rregullt e duarve me sapun para përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit, si dhe pas prekjes së mishit të papërpunuar dhe përdorimit të tualetit;
përdorimi i dërrasave dhe thikave të veçanta për ushqimet e papërpunuara dhe ato të gatshme;
përpunimi i plotë termik i mishit, vezëve dhe produkteve të tjera me origjinë shtazore;
përdorimi vetëm i ujit të sigurt për pirje dhe për larjen e frutave dhe perimeve;
kontrollimi i afatit të përdorimit dhe shmangia e konsumimit të ushqimit që ka ndryshuar erën, shijen ose pamjen.
Gjatë udhëtimeve, ISHP këshillon që ushqimi të transportohet në frigoriferë portativë ose kuti termike, të mos blihet ushqim nga shitës të paregjistruar dhe të mos përdoret akull me origjinë të panjohur. Në rast të ndërprerjes së furnizimit me ujë ose dyshimeve se uji është i kontaminuar, rekomandohet përdorimi i ujit të zier ose të ambalazhuar.

Previous ArticleKriza e Hormuzit vë në provë strategjinë e Trump për Iranin
Next Article “Nature Health”: Temperaturat e larta ndikojnë në “kiminë” e trurit

Lajme të ngjashme

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

BDI: Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Eurostat: Në Maqedoni 66.1% e familjeve janë pa fëmijë

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sherri për dëmet nga lopët përfundon me dhunë, lëndohet rëndë një 67-vjeçare

23 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Tregjet financiare në Azinë Lindore, shënuan rënie sot, pas humbjeve të mëdha…

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

MPB njofton se ka arrestuar një 31-vjeçar nga Tetova, i cili ishte…

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani nga VLEN, ka reaguar ndaj…

BDI: Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor…

Bie numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në Kosovë

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale në Kosovë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.