Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

23 Nëntor 2026

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

23 Nëntor 2026

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Nature Health”: Temperaturat e larta ndikojnë në “kiminë” e trurit

Press Online15 Korrik 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kur temperaturat bëhen të padurueshme, truri është organi i parë që ndien pasojat e vapës së madhe, shkruan mondosanità It.

Fillimisht nuk shfaqet domosdoshmërisht dhimbje, por ngadalësim i të menduarit, ulje e përqendrimit, marramendje dhe ndjesi të fikëti. Këto janë shenja se sistemi nervor qendror po vihet nën stres.

Sipas një studimi të ri të Universitetit Monash në Australi, valët e të nxehtit shkaktojnë ndryshime të dukshme në funksionimin e trurit.

Kur temperatura e trupit rritet, truri përpiqet të mbrohet duke rritur qarkullimin e gjakut në enët e tij për të shpërndarë nxehtësinë.

Por nëse temperaturat e larta zgjasin për shumë orë, ky mekanizëm mbrojtës nuk mjafton më.

Ekzaminimet me imazheri kanë treguar shenja inflamacioni dhe ndryshime në furnizimin me gjak të trurit, të cilat mund të shkaktojnë dhimbje koke të forta, marramendje të papritura dhe gjendje konfuzioni.

Me fjalë të tjera, truri fillon të humbasë efikasitetin e tij dhe ndryshon “kiminë” e funksionimit.

Efektet e vapës nuk kufizohen vetëm te trupi, por prekin edhe shëndetin mendor.

Gjatë ditëve me temperatura ekstreme rriten rastet e shtrimeve në spital për çrregullime psikiatrike, si edhe rastet e të ashtuquajturës “mjegull njohëse”, e cila shoqërohet me vështirësi në përqendrim dhe kujtesë.

Gjithashtu shtohen ankthi, pagjumësia, nervozizmi dhe lodhja mendore që vazhdon edhe në mëngjes.

Studimi, i publikuar në revistën Nature Health, analizoi mbi 2.5 milionë shtrime në spital gjatë një periudhe 20-vjeçare në Brazil, Kanada, Kili dhe Zelandën e Re.

Rezultatet tregojnë se ekspozimi i zgjatur ndaj valëve të të nxehtit rrit ndjeshëm rrezikun e shtrimit për çrregullime mendore dhe të sjelljes, veçanërisht te të moshuarit dhe personat që jetojnë në zona me dendësi të ulët të popullsisë.

Sipas studiuesve, ndryshimet klimatike po i bëjnë valët e të nxehtit gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive.

Sa herë që temperaturat kalojnë kufirin e tolerancës së organizmit, truri hyn në një gjendje alarmi, me pasoja si për funksionet neurologjike ashtu edhe për gjendjen emocionale.

Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë:

të shmanget ekspozimi direkt në diell nga ora 11:00 deri në 17:00;
– klimatizuesit të mbahen në 25–27°C për të shmangur kontrastet e mëdha të temperaturës;
– të pihet ujë rregullisht;
– të konsumohen vakte të lehta, të pasura me fruta dhe perime;
– të kufizohet konsumimi i alkoolit dhe kafeinës, pasi favorizojnë dehidratimin.

Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet të moshuarve, fëmijëve, grave shtatzëna dhe personave me sëmundje kronike, pasi ata janë më të rrezikuar nga efektet e vapës së madhe.

Shenja si temperaturë e lartë, konfuzion mendor dhe vështirësi në frymëmarrje kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

Previous ArticleVera rrit rrezikun e infeksioneve nga ushqimi dhe uji
Next Article Britania e Madhe propozon ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale gjatë natës për 16-17-vjeçarët

Lajme të ngjashme

Pse disa njerëz i mbështjellin paratë me folie alumini? Arsyeja që shumëkush nuk e di

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një grusht kikirikë në ditë mund të përmirësojë kujtesën dhe qarkullimin e gjakut në tru

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një tufë flokësh të ish-presidentit amerikan George Washington shiten për gati 4 mijë euro

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Tregjet financiare në Azinë Lindore, shënuan rënie sot, pas humbjeve të mëdha…

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

MPB njofton se ka arrestuar një 31-vjeçar nga Tetova, i cili ishte…

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani nga VLEN, ka reaguar ndaj…

BDI: Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor…

Bie numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në Kosovë

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale në Kosovë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.