Një keqkuptim për shkaktimin e dëmeve nga lopët përfundoi në një përleshje fizike në fshatin Drenjë, Krivopalankë, në të cilën një grua 67-vjeçare pësoi lëndime të rënda.
Rasti është raportuar në polici më 21 nëntor në orën 9 të mëngjesit, kur D.D. (67) nga fshati Drenjë, në Krivapallankë, ka raportuar se është sulmuar nga tre gra.
Sipas raportit, sulmi ndodhi pas një mosmarrëveshjeje për lopët që po shkaktonin dëme, dhe në sherr ishin të përfshirë G.G., A.G. dhe një grua tjetër me inicialet A.G.
Lëndimet tek 67-vjeçarja u diagnostikuan në Qendrën Shëndetësore në Kriva Pallankë, ndërsa policia po ndërmerr masa për sqarimin e plotë të rastit.
Drejtoria e Punëve të Brendshme e Kriva Pallankës ende nuk ka dhënë detaje të mëtejshme rreth rrethanave në të cilat ndodhi sulmi.



