Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) mban sot, më 3 korrik, ceremoninë solemne të diplomimit të kadetëve të rinj të gjeneratës 2026.
Ceremonia zhvillohet duke filluar nga ora 10:00 në Sallën e Sporteve të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, njofton Dukagjini.
Në këtë ngjarje marrin pjesë drejtuesit më të lartë të institucioneve shtetërore, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, udhëheqës të FSK-së, si dhe familjarë të kadetëve.
Pas përfundimit me sukses të programit ushtarak dhe akademik, kadetët do të diplomohen dhe do t’i bashkohen zyrtarisht radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke nisur shërbimin e tyre në mbrojtje të vendit.






