Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

25 Nëntor 2026

Rama: BE-ja të hedhë një hap të rëndësishëm përpara duke i ulur vendet kandidate në tryezë

25 Nëntor 2026

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

Press Online25 Nëntor 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova pret që ta marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Duke folur sot për gazetarë në prag të nisjes së Samitit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Kurti theksoi se kjo është vonuar për një kohë të gjatë.

“Në dhjetor do të bëhen katër vjet qëkurse kemi aplikuar për pranim në BE… s’po kërkojmë shpërblime, privilegje ose favore, po kërkojmë të njihet progresi i Kosovës sa i përket avancimit demokratik, rritjes ekonomike, luftës ndaj korrupsionit, sundimit të ligjit, të drejtat politike dhe liritë qytetare”, tha Kurti.

Samiti në Bruksel po shihet si një mundësi tjetër që institucionet e bllokut evropian të riafirmojnë përkushtimin ndaj politikës së dyerve të hapura për vendet e rajonit, nëse ato përparojnë në reformat e nevojshme për t’u afruar me strukturat evropiane.

Kurti shtoi se pret që në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian në dhjetor t’i shtrohet pyetja Komisionit Evropian për opinion për kërkesën e Kosovës për pranim në bllok.

“Ndonëse statusi i vendit kandidat ka qenë gjithmonë shumë i rëndësishëm, tani është bërë çështje urgjente. E dimë se pothuajse çdo muaj mbahen zgjedhje në një shtet të ndryshëm të kontinentit tonë dhe çdo gjë ka rëndësi. Prandaj, duhet ta shfrytëzojmë këtë dritare të mundësive për zgjerimin e BE-së, për përfshirjen e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe, në veçanti, për dhënien e statusit të vendit kandidat Republikës së Kosovës, si çështje meritash, pasi që ne pa dyshim e meritojmë”, tha Kurti.

I vetmi vend që ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në samitin e sivjetmë është Serbia. Për këtë arsye, diplomatët e BE-së konsiderojnë se Serbia “me shumë gjasë” nuk do të pajtohet me deklaratën përfundimtare të samitit. Deklaratën e miratojnë liderët e vendeve të BE-së, ndërsa vendet e rajonit ftohen të pajtohen me të.

Previous ArticleRama: BE-ja të hedhë një hap të rëndësishëm përpara duke i ulur vendet kandidate në tryezë

Lajme të ngjashme

Shiroka Pula: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, së bashku do të ngremë dolli në Bruksel

25 Nëntor 2026 KOSOVË

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis transfertat e shpejta bankare

24 Nëntor 2026 EKONOMI

Kosova dhe Shqipëria synojnë thellimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak

24 Nëntor 2026 KOSOVË

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

Press Online25 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova pret që ta marrë statusin e…

Rama: BE-ja të hedhë një hap të rëndësishëm përpara duke i ulur vendet kandidate në tryezë

Press Online25 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Brukseli se “Bashkimi Europian duhet të…

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Muzeun e Alfabetit…

Rona Nishliu në Shkup për aktivitetet e Nëntorit, falënderon Izet Mexhitin për ftesën

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Rona Nishliu ka bërë të ditur se…

Dua Lipa ishte pjesë e “Familjes Moderne” kur ishte vetëm 8 vjeçe

Press Online25 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Shumë vite përpara se të bëhej një nga emrat më të mëdhenj…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.