Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Një kopje e lojës “Super Mario” për NES shitet për 96,875 dollarë

26 Nëntor 2026

Serbia vazhdon narrativën kundër Kosovës edhe në takimin me admiralin e NATO-s

26 Nëntor 2026

Haxhiu nga Kuvendi kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Serbia vazhdon narrativën kundër Kosovës edhe në takimin me admiralin e NATO-s

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Serbia ka përsëritur qëndrimin e saj mosnjohës ndaj Republikës së Kosovës edhe në një takim të nivelit të lartë ushtarak me NATO-n.

Beogradi ka insistuar para admiralit amerikan George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli (JFC Naples), se vazhdon ta konsiderojë KFOR-in si të vetmin formacion të armatosur legjitim në Kosovë.

Këtë qëndrim e ka përsëritur ushtruesi i detyrës së shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Tiosav Jankoviç, gjatë takimit me admiralin Wikoff në Beograd.

“Gjenerali Jankoviç theksoi në veçanti se, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, Republika e Serbisë vazhdon ta konsiderojë KFOR-in si të vetmin formacion të armatosur legjitim në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Jankoviç ka shprehur pritjen që komanda e NATO-s në Napoli, duke pasur parasysh kompetencat e saj, të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për krijimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë për qytetarët e nacionalitetit serb.

“Në takim është diskutuar për modalitetet e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet Ushtrisë së Serbisë dhe Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s nga Napoli, si dhe për situatën aktuale të sigurisë në rajon, me theks të veçantë te situata në Kosovë, duke qenë se Forcat Ndërkombëtare të Sigurisë në Kosovë janë nën përgjegjësinë e kësaj komande”, thuhet në komunikatë.

Ministria serbe ka bërë të ditur se bashkëpunimi ndërmjet ushtrisë së Serbisë dhe NATO-s është vlerësuar bashkërisht si konstruktiv dhe profesional.

Megjithatë, në komunikatën e publikuar nga Beogradi nuk është përfshirë asnjë deklaratë e admiralit Wikoff lidhur me pretendimet e palës serbe për Kosovën.

Previous ArticleHaxhiu nga Kuvendi kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Next Article Një kopje e lojës “Super Mario” për NES shitet për 96,875 dollarë

Lajme të ngjashme

Haxhiu nga Kuvendi kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

25 Nëntor 2026 KOSOVË

Shiroka Pula: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, së bashku do të ngremë dolli në Bruksel

25 Nëntor 2026 KOSOVË

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis transfertat e shpejta bankare

24 Nëntor 2026 EKONOMI

Kosova dhe Shqipëria synojnë thellimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak

24 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Një kopje e lojës “Super Mario” për NES shitet për 96,875 dollarë

Press Online26 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një kopje e lojës legjendare “Super Mario Bros.”, e publikuar në vitin…

Serbia vazhdon narrativën kundër Kosovës edhe në takimin me admiralin e NATO-s

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Serbia ka përsëritur qëndrimin e saj mosnjohës ndaj Republikës së Kosovës edhe…

Haxhiu nga Kuvendi kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryekuvendarja Albulena Haxhiu, ka rikthyer në vëmendje sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të…

Dasma luksoze indiane XXL me 400 000 të ftuar!

Press Online26 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Edhe në vendin ku bëhen mbi 10 milionë dasma në vit, ky…

Temu detyrohet të ndryshojë praktikat tregtare në Europë, BE kundër uljeve të rreme dhe ofertave mashtruese

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Platforma e njohur e blerjeve online Temu ka marrë përsipër të përshtatë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.