Sot u janë paguar 2.028.714.243 denarë subvencione 15.144 kultivuesve të duhanit për duhanin e prodhuar dhe të dorëzuar nga rekolta e vitit 2025, informojnë nga Ministria e Financave, përcjell PressOnline.al.
“Me këtë pagesë konfirmohet përcaktimi i Qeverisë për mbështetje të vazhdueshme dhe në kohë të bujqësisë, si një nga degët kyçe ekonomike në shtet, me fokus të veçantë te kultivimi i duhanit si veprimtari bujqësore strategjike dhe tradicionalisht e rëndësishme”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu, shtohet se me pagesën e rregullt dhe në kohë të subvencioneve krijohen kushte për stabilitet më të madh financiar të bujqve, ruajtje të prodhimit dhe zhvillim të mëtejshëm të zonave rurale.
“Qeveria dhe Ministria e Financave mbeten të përkushtuara ndaj politikave që do të kontribuojnë për konkurrencë më të madhe të bujqësisë vendore, të ardhura më të larta për bujqit dhe zhvillim të qëndrueshëm të sektorit agrar”, thuhet në komunikatë. (PressOnline.al)







