Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar nga policia në lokacione të ndryshme në Shkup, pasi gjatë kontrolleve tek ata janë gjetur dhe sekuestruar lloje të ndryshme të substancave narkotike.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, personat e arrestuar janë të moshave nga 19 deri në 48 vjeç dhe vijnë nga Shkupi dhe Tetova.
Gjatë kontrolleve policore janë gjetur dhe konfiskuar substancë e bardhë pluhur, substancë e bardhë në formë kokrrizash dhe marihuanë.
Autoritetet bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të arrestuarve do të ndërmerren procedurat përkatëse ligjore dhe do të paraqiten kallëzimet e nevojshme.







