Bashkëpunim mes policisë së Maqedonisë dhe Italisë kundër krimit të organizuar dhe kibernetik

featured
Press Online
17 Qershor 2026, 14:04

Avancimi dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral mes Policisë së Maqedonisë së Veriut dhe Policisë së itlaisë, me theks të veçantë në përballjen e përbashkët me sfodat bashkëkohore të sigurisë, si terrorizmi, krimi i organizuar dhe transnacional, migrimi i paligjshëm, krimi kibernetik, krimi i lidhur me kriptovalutat dhe tregjet e kriptove, si dhe parandalimi i kriminalitetit në internet. Kjo ishte tema e bisedës në takimin e sotëm në Romë mes drejtorit të Byrosë për siguri publike, Aleksandar Janev me drejtorin e përgjithshëm të Policisë italiane, në organizim të projektit EU4FAST, kumtuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Si shërbime policore të cilat përballen me kërcënimet e njëjta ose të ngjashme të sigurisë, u konfirmua gatishmëria për intensifikimin e mëtejshëm të shkëmbimit të informacioneve, të dhënave dhe përvojave operative lidhur me aktivitetet kriminale të individëve dhe grupeve të organizuara kriminale, me qëllim zbulimin, parandalimin dhe luftimin më efikas të të gjitha formave të krimit”, informuan nga MPB.

Vëmendje e veçantë iu kushtua projekteve të ardhshme të përbashkëta në fushën e trajnimeve, edukimit dhe shkëmbimit të njohurive dhe praktikave më të mira, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit, krimit kibernetik, migrimit të paligjshëm, shpërdorimeve lidhura me kriptovalutat, si dhe në zbatimin e metodave dhe mjeteve moderne analitike në punën policore.

“Në frymën e besimit dhe partneritetit të ndërsjellë, u konfirmua gatishmëria për krijimin e një kornize më të fortë institucionale të bashkëpunimit përmes përgatitjes së një memorandumi ose protokolli bashkëpunimi, me pika të drejtpërdrejta kontakti të përcaktuara qartë nga të dyja policitë për çdo fushë me interes të përbashkët. Në këtë mënyrë do të mundësohet komunikim më i shpejtë, koordinim më efikas dhe shkëmbim në kohë i informacioneve dhe njohurive operative”, shtuan nga MPB.

Siç informon MPB, u konfirmua gatishmëria për zhvillimin e nismave dhe projekteve të përbashkëta rajonale në të ardhmen, duke pasur parasysh se sfidat e sigurisë sot nuk njohin kufij dhe kërkojnë një qasje të koordinuar, partnere dhe rajonale.

“Policia e Maqedonisë dhe ajo e Italisë mbeten partnerë të sinqertë dhe të besueshëm, të cilët përmes miqësisë, mbështetjes së ndërsjellë dhe bashkëpunimit profesional japin një kontribut të rëndësishëm për sigurinë kombëtare, rajonale dhe globale. Së bashku ndërtojmë institucione më të forta, shoqëri më të sigurta dhe një të ardhme më të sigurt për qytetarët e Maqedonisë dhe të Italisë”, theksojnë nga MPB.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter