Mexhiti: Vera Kulturore dhe Sportive, bashkoi traditën, të tashmen dhe të ardhmen e sportit tonë

featured
Press Online
15 Qershor 2026, 12:03

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti në një postim në faqen e tij në rrjetin social Facebook shkruan për verën kulturore që po mbahet në komunën e Çairit ku gjatë ditës së djeshme u mbajtën edhe garat në mundje nga fëmijë plot ëndrra dhe vullnet, që përfaqësojnë brezin e ri dhe shpresën për kampionët e nesërm.

“Vera Kulturore dhe Sportive, bashkoi traditën, të tashmen dhe të ardhmen e sportit tonë.
Shkupi, qyteti që i dha sportit emra të mëdhenj si Mentaz Allajbegu, Shaban Tërstena dhe Shaban Sejdiu, vazhdon të mbetet vatër e traditës së lavdishme të mundjes.
Sot, Besir Alili po e mban gjallë këtë trashëgimi me përkushtim dhe profesionalizëm, duke bërë që fryma e kampionëve të vazhdojë të jetojë dhe të frymëzojë brezat e rinj.
Këta fëmijë, plot ëndrra dhe vullnet, përfaqësojnë brezin e ri dhe shpresën për kampionët e nesërm.” shkruan Mexhiti.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter