Deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe edhe si ‘Neomalësorja’ ka njoftuar ditën e djeshme papritur largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Sot, Marjana ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke publikuar emojin e një flamingo, simbolin e protestave të 16 ditëve të fundit në vend.
“Prej sot jam deputete e pavarur. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me një parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, ishte njoftimi i deputetes për largimin nga grupi parlamentar i PS.
/vizionplus.tv







