Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Dua Lipa ishte pjesë e “Familjes Moderne” kur ishte vetëm 8 vjeçe

25 Nëntor 2026

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor 2026

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kusari kritikon KPM-në: Po vepron si zyrë ligjore dhe si gjykatë për VV-në

Press Online15 Qershor 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka ngritur kritika ndaj Komisionit të Pavarur të Mediave, duke thënë se mënyra e funksionimit të këtij institucioni po krijon përshtypjen e njëanshmërisë në trajtimin e ankesave.

Kusari tha se analizat që po kryhen mbi vendimet e KPM-së tregojnë një model të përsëritur, ku sipas saj, rezultatet varen nga kush paraqet ankesën.

“Do të doja të diskutojë standardet që KPM-ja i përdor kur përdoret gjuhë e tillë nëpër studio. Dhe përgjigja prej një analize të cilën po e bëjmë dhe që shpresojmë ta përfundojmë së shpejti, e që ka të bëjë me aspektin meritor të vendimeve të KPM-së, është që varet kush ankohet. Deri tani shumicën e vendimeve që kemi i analizuar, sa herë që Vetëvendosja është ankuar, KPM-ja e ka aprovuar atë ankesë dhe i ka gjobitur ose i saknsionuar me të holla mediat, ose me vërejtje”, tha ajo.

Sipas Kusarit, ka edhe raste kur mediat janë proceduar nga KPM-ja edhe pa ankesë zyrtare nga Vetëvendosja, kur në studio televizive është kritikuar kjo parti politike.

“Po ashtu, pjesë tjetër e analizës është që në disa raste kur në studio televizive është kritikuar Lëvizja Vetëvendosje, por Vetëvendosja nuk ka bërë ankesë, KPM-ja është siguruar që ex officio, sipas detyrës zyrtare, të fillojë rast ndaj atyre mediave”, deklaroi juristja në Klan Kosova.

Kusari tutje u shpreh se ndonjëherë ka përshtypjen që KPM-ja po vepron si zyrë ligjore ose edhe gjykatë për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë nuk jam e sigurt, KMP-ja a është aty për ta ruajtur pluralizmin e mediave, të sigurohemi që ne kemi mjaftueshëm media, ose mediat që i kemi tani me pikëpamje të ndryshme, apo është një zyrë ligjore e cila monitoron në emër të Vetëvendosjes dhe shqipton sanksione në emër të Vetëvendosjes. Nganjëherë përshtypjen e kam që KPM-ja është duke vepruar si një zyrë ligjore për Lëvizjen Vetëvendosje, ose çka është edhe më keq, si një lloj gjykate”, tha ajo.

Previous ArticleGashi: Kurti nuk pranon president të propozuar nga të tjerët
Next Article Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA: Heqje e plotë e sanksioneve dhe dëmshpërblime lufte

Lajme të ngjashme

Shiroka Pula: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, së bashku do të ngremë dolli në Bruksel

25 Nëntor 2026 KOSOVË

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis transfertat e shpejta bankare

24 Nëntor 2026 EKONOMI

Kosova dhe Shqipëria synojnë thellimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak

24 Nëntor 2026 KOSOVË

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Dua Lipa ishte pjesë e “Familjes Moderne” kur ishte vetëm 8 vjeçe

Press Online25 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Shumë vite përpara se të bëhej një nga emrat më të mëdhenj…

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gjykata e Apelit sot ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Ziadin…

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

VLEN njoftoi sot se një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e…

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, priti sot në takim zyrtar…

Durmishi nga Tirana: Ballkani Perëndimor duhet të jetë partner konkurrues industrial i Bashkimit Evropian

Press Online25 Nëntor 2026 EKONOMI

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi merr pjesë sot në Tiranë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.