Kasami nënshkruan memorandum bashkëpunimi mes UEJL-së dhe Saubermacher

featured
Press Online
15 Qershor 2026, 15:06

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Tetovës, kompanisë Saubermacher dhe Universitetit të Evropës Juglindore, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe menaxhimit të mbetjeve, shkruan Top24

“Sot nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Tetovës, kompanisë Saubermacher dhe Universitetit të Evropës Juglindore, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe menaxhimit të mbetjeve. Ky partneritet do të kontribuojë në promovimin e ekonomisë qarkore, edukimin mjedisor dhe përfshirjen aktive të të rinjve në proceset e tranzicionit të gjelbër!”, shkruan Kasami.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter