Askush nuk e priste! BTS shkruan histori në AMA 2026 dhe rikthimi i tyre po trondit industrinë muzikore?

featured
Press Online
26 Maj 2026, 18:44

Grupi korean BTS ka vulosur edhe një herë dominimin në skenën globale të muzikës, pasi triumfoi në American Music Awards me çmimin më prestigjioz të mbrëmjes, “Artisti i Vitit”.

Rikthimi i tyre pas një pauze të gjatë dhe përfundimit të shërbimit ushtarak është kthyer në një nga momentet më të komentuara të vitit në industrinë muzikore. BTS arriti të mposhtë emra gjigantë si Taylor Swift, Bruno Mars, Bad Bunny dhe Lady Gaga, duke fituar për të dytin vit radhazi çmimin kryesor të AMA-ve.

Por surprizat nuk përfunduan aty. BTS fitoi edhe çmimin “Kënga e Verës” me hitin “SWIM”, ndërsa grupi Katseye, pjesë e labelit të tyre, u shpall “Artisti i Ri i Vitit”.

Mbrëmja solli edhe triumfe të tjera të rëndësishme. Kënga “GOLDEN”, pjesë e filmit K-Pop Demon Hunters, fitoi çmimin “Kënga e Vitit”, ndërsa Sabrina Carpenter rrëmbeu trofeun për “Albumin e Vitit”.

Fitorja e BTS konfirmoi edhe një herë fuqinë e jashtëzakonshme të fandom-it “ARMY”, i cili konsiderohet si një nga komunitetet më aktive dhe më të mëdha të fansave në botë. Çmimet në AMA vendosen plotësisht nga votat e publikut, çka e bën suksesin e grupit edhe më domethënës.

Gjatë fjalimit emocionues, lideri RM falënderoi fansat për besnikërinë dhe mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa anëtarët e tjerë folën për emocionet e rikthimit të tyre si grup i plotë.

Pas rikthimit në mars, BTS nisi një turne botëror që sipas raportimeve ka kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve fitime. Turneu pritet të kulmojë me koncerte speciale në Busan, në kuadër të 13-vjetorit të debutimit të grupit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter