Hapet aplikimi për 100 euro në sektorin privat, afati deri më 5 qershor

featured
Press Online
28 Maj 2026, 16:28

Ka nisur zyrtarisht aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit privat, ndërsa afati për aplikim do të jetë i hapur deri më 5 qershor 2026.

Sipas njoftimit, të drejtë aplikimi kanë punëtorët e sektorit privat, organizatave joqeveritare (OJQ) si dhe punëtorët e entiteteve publike që nuk paguhen nga lista e pagave të buxhetit të shtetit, siç janë ndërmarrjet publike dhe RTK-ja.

Për të përfituar nga subvencionimi, punëtorët duhet të kenë të ardhura mujore bruto deri në 1 mijë euro dhe të jenë të deklaruar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) nga punëdhënësi për muajin prill.

“Hapet aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publik

Aplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim:

Secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta.

Llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit.

Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen.

Afati i aplikimit:

Deri me datën 5 qershor 2026.

Kush mund të aplikojë:

– Punëtorët në sektorin privat;

– Punëtorët në entitete jo-publike (OJQ);

– Punëtorët në entitete publike por që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave (Ndërmarrjet Publike, RTK etj).

Kriteri i përfitimit:

– Përfituesi duhet të ketë të ardhura mujore bruto jo më shumë se 1,000 euro;

– Punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill (që është bërë deri me 15 maj)”,  ka njoftuar ministra në detyrë i Financave Hekuran Murati.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter