Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Rolando Maran, sot publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për dy miqësoret me Izraelin dhe Luksemburgun.
Vijnë për herë të parë në Kombëtare mesfushori i Carrarese-s, Luis Hasa dhe portieri i Partizanit, Pano Qirko.
Në listën e parë të trajnerit italian, i emëruar në krye të Shqipërisë vetëm pak kohë më parë, mungojnë emra si Tomas Strakosha, Ernest Muçi e Rey Manaj. Të gjithë për arsye dëmtimi, ashtu si Nazmi Gripshi.
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Izraelit (3 qershor, 20:00, “Air Albania”) dhe ndaj Luksemburgut (6 qershor, 20:00, “Air Albania”).
Janë rikthyer në Kombëtare: Alen Sherri, Simon Simoni, Andi Hadroj, Taulant Seferi e Cristian Shpendi.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë: Alen Sherri, Simon Simoni dhe Pano Qirko.
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Bujar Pllana, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Andi Hadroj.
Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Taulant Seferi dhe Anis Mehmeti.
Sulmues: Mirlind Daku, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi.
Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht grumbullimin ditën e hënë, më 1 qershor, ku do të stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”. Biletat për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut mund t’i blini online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.




