Theret me thikë një person në Prizren, arrestohet i dyshuari

featured
Press Online
25 Maj 2026, 08:58

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për veprën penale “vrasje në tentativë”, pasi dyshohet se ka therur me thikë një tjetër person.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24 maj rreth orës 20:30, në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet e rendit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter