Sara Gjordeni ka nisur sezonin e ri të “She’s on Top” me një surprizë që askush nuk e priste.
Teksa prezantonte episodin e parë të formatit, ku vajzat konkurruan mes tyre për të vazhduar garën, moderatorja ndaloi për disa sekonda dhe vendosi të ndajë me publikun një lajm shumë personal.

Para se të ftonte konkurrentet në skenë, Sara zbuloi live se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me partnerin, Bardhi.
Lajmi emocionoi publikun në studio dhe menjëherë mori vëmendje edhe në rrjetet sociale.

Në panelin e jurisë së këtij sezoni janë Françeska Rustem dhe Niko Komani, ndërsa të ftuar specialë në episodin e parë ishin Brikena Selmani dhe Mateo Borri.

Kujtojmë se historia e dashurisë mes Sarës dhe Bardhit nisi gjatë pjesëmarrjes së tyre në Big Brother VIP Albania, ndërsa tashmë çifti duket gati të zgjerojë familjen me ardhjen e fëmijës së dytë.




