Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se pjesa e kyçjes në Mazgit, e cila ishte rehabilituar më herët, është dëmtuar përsëri si pasojë e ndërhyrjeve të realizuara nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” në zonën ku kalon gypi i ujësjellësit.
Sipas njoftimit të Ministrisë, me qëllim të rikthimit të sigurisë dhe funksionalitetit të plotë të kësaj pjese rrugore, shumë shpejt do të nis rehabilitimi i plotë dhe sanimi i dëmtimeve të krijuara, njofton Dukagjini.
Mes tjerash, janë lutur qytetarët që frekuentojnë këtë rrugë të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve që do të realizohen në afatin më të shpejtë të mundshëm.



