Dëmtohet sërish kyçja për në Mazgit, ministria del me njoftim dhe apelon për kujdes gjatë vozitjes

featured
Press Online
21 Maj 2026, 12:31

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se pjesa e kyçjes në Mazgit, e cila ishte rehabilituar më herët, është dëmtuar përsëri si pasojë e ndërhyrjeve të realizuara nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” në zonën ku kalon gypi i ujësjellësit.

Sipas njoftimit të Ministrisë, me qëllim të rikthimit të sigurisë dhe funksionalitetit të plotë të kësaj pjese rrugore, shumë shpejt do të nis rehabilitimi i plotë dhe sanimi i dëmtimeve të krijuara, njofton Dukagjini.

Mes tjerash, janë lutur qytetarët që frekuentojnë këtë rrugë të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve që do të realizohen në afatin më të shpejtë të mundshëm.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter