Prokuroria Speciale rrëzon kallëzimin ndaj minatorëve të Trepçës, Sindikata: Askush s’mund ta heshtë zërin e minatorit

featured
Press Online
21 Maj 2026, 13:12

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se ka pranuar vendimin e Prokurorisë Speciale për hedhjen poshtë të kallëzimit penal ndaj kryetarit të sindikatës, një pjese të kryesisë dhe gjashtë minatorëve.

Sipas sindikatës, kallëzimi penal ishte iniciuar nga menaxhmenti i kaluar.

Tutje, Sindikata ka theksuar se ende ka persona në pozita drejtuese që e konsiderojnë veten mbi ligjin, mbi punëtorët dhe mbi sindikatën teksa ka kritikuar menaxherët që, sipas saj, nuk e kuptojnë rolin dhe funksionimin demokratik të sindikatave, duke pretenduar se përmes presioneve, shantazheve, suspendimeve dhe kallëzimeve penale synojnë të heshtin zërin e minatorëve.

Ndërkaq, sipas vendimit të Prokurorisë, nuk është vërtetuar me asnjë provë se të dyshuarit kanë kryer veprat penale të sabotimit, keqpërdorimit të së drejtës së grevës apo ndonjë vepër tjetër penale.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter