Drama me ish-mikun e Will Smith i kushton shtrenjtë! Jada Pinkett Smith fiton mijëra dollarë në gjyq?

featured
Press Online
20 Maj 2026, 21:30

Jada Pinkett Smith ka dalë fituese në një tjetër përballje ligjore që lidhet me rrethin e afërt të Will Smith, pasi një gjykatë në Los Angeles i akordoi asaj mbi 32 mijë dollarë për shpenzimet e avokatëve.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga TMZ, një gjyqtar i Gjykatës së Lartë të Qarkut Los Angeles vendosi që moderatorja e “Red Table Talk” të përfitojë 32,836 dollarë për tarifat ligjore.

Fillimisht, Jada kishte kërkuar rreth 49 mijë dollarë, por gjykata vendosi ta ulte shumën.

Padia ishte ngritur nga Bilaal Salaam, i cili pretendonte se kishte pësuar stres emocional për shkak të kërcënimeve të supozuara nga Jada dhe persona të lidhur me të.

Sipas pretendimeve të Salaam, ai kishte qenë mik i afërt me Will Smith për dekada dhe ishte kontaktuar nga ekipi i aktorit pas incidentit famëkeq në Academy Awards, kur Smith goditi me shuplakë Chris Rock në skenë.

Bilaal pretendoi se iu kërkua të ndihmonte në menaxhimin e krizës mediatike, por refuzoi. Ai tha gjithashtu se problemet nisën pasi familja Smith mësoi se ai po punonte për një libër autobiografik ku do të tregonte eksperiencat e tij me ta.

Nga ana tjetër, Jada Pinkett Smith mohoi kategorikisht çdo akuzë dhe deklaroi se Salaam nuk kishte pësuar asnjë dëm real.

Pasi arriti të bindte gjykatën të rrëzonte disa prej pretendimeve të tij, ajo kërkoi gjithashtu që Bilaal të mbulonte shpenzimet e saj ligjore, kërkesë që tashmë është miratuar pjesërisht nga gjykata.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter