Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Agron Bajrami, është takuar sot me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen.
Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.
Bajrami ka theksuar se Kosova mbetet e vendosur që procesi i dialogut të përmbyllet sa më shpejt me njohje reciproke mes dy venE madhee, duke e konsideruar këtë si rrugë për integrimin e plotë të Kosovës dhe rajonit në Bashkimin Evropian.
Ai po ashtu ka deklaruar se Kosova vazhdon të jetë konstruktive në dialog, ndërsa ka kërkuar shtim të presionit ndaj Serbisë për zbatimin e obligimeve të marra ndër vite, përfshirë mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si BE, Këshilli i Evropës, NATO dhe OKB.
Sa i përket procesit të mëtejmë, Bajrami ka insistuar në zbatimin e plotë dhe jo-selektiv të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit, duke përfshirë respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës nga Serbia.
Ai ka theksuar gjithashtu se progresi në dialog do të varet edhe nga llogaridhënia për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, duke kërkuar dorëzimin e Milan Radojiqit dhe grupit të tij për t’u përballur me drejtësinë në Kosovë.



