Publikimi i listave për zgjedhjet e 7 qershorit, Gjinali: Listat e hapura pasqyrojnë më së miri vullnetin e qytetarëve

featured
Press Online
13 Maj 2026, 18:22

Politologu, Ardit Gjinali, e ka vlerësuar pozitivisht publikimin e listave të kandidatëve për deputetë nga partitë politike për zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar se sistemi me lista të hapura mbetet forma më efektive për të pasqyruar vullnetin qytetar në Kosovë.

Gjinali, në emisionin “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se lista e hapur është një risi pozitive që tashmë është konsoliduar si pjesë e sistemit zgjedhor dhe politik në Kosovë.

Gjinali, mes tjerash, u shpreh se Kosova ka dhënë shembuj pozitivë në zgjedhjet e kaluara, ku kandidatë të renditur më poshtë në lista kanë arritur të sigurojnë mandate falë mbështetjes qytetare.

“Për sa i përket listave të partive në secilin prej vështrimeve që mund të ndërmerren duke pasur parasysh katër partitë kryesore, listat përfaqësojnë dhe përcjellin figurat kryesore të partive politike. Sa i përket natyrës së listave mendoj se listat e hapura janë absolutisht një risi pozitive dhe në fund të ditës sistemi zgjedhor e politik në Kosovë tashmë ka krijuar një traditë të konsoliduar të listës së hapur dhe përfaqëson më mirë sesa sistemet tjera. Por, mendoj që listat e hapura janë sistemi më efektiv që përcjell vullnetin qytetarë karshi kandidatëve në partitë përkatëse – nga njëra anë përcjellët mesazhi që partia politike kërkon të përcjell tek elektorati nëpërmjet rendjes dhe Kosova ka përcjell shembullin e mirë që kandidatët në numra që janë dukur jo të favorshëm në renditje – publiku ka treguar qartë përmes vullnetit duke i dërguar ato figura në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Gjinali.

https://www.youtube.com/watch?v=Ujbd8l2aLts

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter