Christian Bale i shpëtoi jetën? Regjisori i famshëm zbulon momentin dramatik pas xhirimeve të “Vice”!

featured
Press Online
13 Maj 2026, 15:59

Aktori i njohur Christian Bale ka zbuluar se përkushtimi ekstrem për rolin e Dick Cheney-t në filmin “Vice” pati një efekt të papritur në jetën reale, në mënyrë indirekte, ai i shpëtoi jetën regjisorit Adam McKay.

Gjatë përgatitjeve për filmin, Bale studioi në detaje historinë shëndetësore të ish-zëvendëspresidentit amerikan Dick Cheney, përfshirë problemet serioze me zemrën dhe simptomat e infarktit.

Kjo bëri që në set të zhvilloheshin biseda të shumta rreth mënyrës se si shfaqet një atak kardiak, detaje që më vonë do t’i mbeteshin në mendje McKay-t.

Në një intervistë për “Deadline”, regjisori pranoi se gjatë asaj periudhe kishte probleme me shëndetin: ishte mbipeshë, pinte shumë duhan dhe nuk po i kushtonte rëndësi paralajmërimeve të mjekëve. Pas përfundimit të xhirimeve, ai vendosi të ndryshonte stilin e jetesës dhe nisi të ushtrohej me një trajner personal.

Por gjatë një seance stërvitjeje, McKay përjetoi simptoma të pazakonta: mpirje në duar, të përziera të forta dhe dhimbje në stomak. Fillimisht nuk mendoi për infarkt, pasi besonte se simptomat kryesore ishin dhimbja në gjoks dhe në krah.

Megjithatë, në atë moment iu kujtua një diskutim me Bale gjatë xhirimeve të një skene në film. Sipas McKay-t, ai i kishte kërkuar aktorit ta interpretonte infarktin në mënyrën “klasike”, por Bale e kishte korrigjuar, duke i shpjeguar se në shumë raste simptomat mund të jenë më të fshehta, si të përzierat dhe dhimbjet e barkut.

Pikërisht kjo bisedë bëri që regjisori të kuptonte rrezikun dhe të shkonte menjëherë në spital. Mjekët i thanë më pas se reagimi i shpejtë kishte bërë që zemra të pësonte dëmtime minimale.

Pas rikuperimit, McKay tregoi se telefonoi Christian Bale për ta falënderuar, duke bërë edhe shaka me situatën: “Ose Christian Bale më shpëtoi jetën… ose Dick Cheney.”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter