Moderatorja Ana Kallaku ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi ka folur hapur për marrëdhënien me partneren e re të vëllait të saj, Bes Kallaku.

Gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram, Ana ndau disa detaje për raportin e saj me Ejonën, duke treguar se mes tyre ekziston një afrimitet shumë i veçantë. Ajo publikoi edhe një foto ku shfaqej e përqafuar me të, megjithëse partnerja e Besit kishte zgjedhur të mos e tregonte portretin publikisht.

Pyetjet e shumta nga ndjekësit për Ejonën e shtynë moderatoren të japë një përgjigje mjaft emocionuese.
Sa shumë pyetje kam në inbox për Ejonën. Ajo është një burim i kulluar gëzimi në shtëpinë tonë! Paskam pritur 33 vite për të
– shkroi Ana, duke treguar mbështetje dhe dashuri të madhe për partneren e re të aktorit.
Ndërkohë, ndjekësit kanë shprehur kuriozitet edhe për faktin pse çifti nuk shfaqet shpesh publikisht. Sipas Anës, kjo lidhet vetëm me dëshirën e Ejonës për të ruajtur privatësinë.
Pavarësisht dëshirës sonë të madhe, është totalisht zgjedhja e Ejonës sonë, për të mos u ekspozuar
– sqaroi ajo.



