Kreu i parlamentit të Iran, Mohammad Bagher Ghalibaf, paralajmëroi mbrëmjen e sotme presidentin amerikan Donald Trump se e gjithë rajoni mund të “përfshihet nga flakët” për shkak të veprimeve të tij.
Në një postim në platformën X, ai akuzoi SHBA-në për politika të rrezikshme, duke theksuar se “veprimet e pamenduara do t’i tërheqin SHBA-të në një ferr të vërtetë për çdo familje” dhe se rajoni do të digjet nëse vazhdohet në këtë drejtim.
Ghalibaf shtoi se këto veprime po bëhen në përputhje me qëndrimet e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Ai theksoi se zgjidhja e vetme reale është respektimi i të drejtave të popullit iranian dhe ndalimi i asaj që e cilësoi si një “lojë të rrezikshme”.
/vizionplus.tv
1/ Your reckless moves are dragging the United States into a living HELL for every single family, and our whole region is going to burn because you insist on following Netanyahu’s commands.
Make no mistake: You won’t gain anything through war crimes.
— محمدباقر قالیباف | MB Ghalibaf (@mb_ghalibaf) April 5, 2026


