Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

SHBA shpëton aviatorin e zhdukur në Iran pas rrëzimit të avionit amerikan

Press Online5 Prill 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Forcat amerikane e kanë shpëtuar edhe anëtarin e dytë të ekuipazhit të një avioni luftarak F-15, i cili u rrëzua ditë më parë në Iran, duke e përfunduar një mision shpëtim-kërkimi luftarak me rrezik të lartë thellë brenda tokës së armikut.

Disa media, përfshirë New York Times, raportuan se ushtari, i cili u gjet në jugperëndim të Iranit në orët e para të së dielës, u dërgua në spital në Kuvajt për shërim.

Nuk dihet tani për tani nëse ka pasur viktima gjatë misionit, megjithëse thuhet se dy avionë transporti që duhej të ishin pjesë e operacionit nuk arritën të largoheshin nga një bazë e largët në Iran. Avionët u shkatërruan për të mos rënë në duart e ushtrisë iraniane.

“E shpëtuam”, shkroi presidenti amerikan, Donald Trump, në Truth Social pak pasi u bë i ditur lajmi për shpëtimin e aviatorit.

“Ai ka pësuar lëndime, por do të jetë mirë”, shtoi Trump.

Avioni luftarak i tipit F-15E Strike Eagle u rrëzua nga mbrojtja ajrore iraniane më 3 prill, duke u bërë avioni i parë amerikan i rrëzuar mbi Iran gjatë luftës që ka hyrë në javën e pestë.

Anëtari i parë i ekuipazhit u shpëtua brenda pak orësh pasi u hodh me parashutë nga avioni i dëmtuar.

Forcat e SHBA-së për Operacione Speciale

Anëtari i dytë i ekuipazhit – i identifikuar si oficeri i sistemeve të armëve (WSO) – u shpëtua në orët e para të 5 prillit sipas kohës lokale, në një operacion kompleks dhe me shumë shtresa që përfshinte forcat speciale amerikane dhe njësi të tjera ushtarake.

Sipas zyrtarëve amerikanë dhe burimeve rajonale të cituara nga Fox News, si aviatori i shpëtuar ashtu edhe ekipi i shpëtimit janë larguar në mënyrë të sigurt nga Irani.

Të dy anëtarët e ekuipazhit u hodhën me parashutë pasi avioni i tyre u godit gjatë një misioni natën mbi jugperëndimin e Iranit. Sipas Axios dhe Fox News, ata vendosën shpejt kontakt me forcat amerikane duke përdorur pajisje për komunikim emergjent.

Oficeri i WSO-s thuhet se përdori trajnimet e mbijetesës, shmangies, rezistencës dhe arratisjes (SERE) për ta shmangur kapjen, duke u larguar nga rrënojat dhe duke kërkuar strehim në terren të lartë, ku u aktivizua një sinjal emergjent për t’i udhëzuar ekipet e shpëtimit.

Zyrtarët amerikanë thanë se forcat iraniane, përfshirë anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe njësive të lidhura Basij, po e kërkonin vazhdimisht aviatorin e rrëzuar.

Ekipet amerikane të shpëtimit u përballën me përpjekje për ta ndërprerë operacionin, por forcat amerikane ndërhynë për të mos i lejuar njësitet iraniane të afrohen.

Luftimet tokësore

Fox News, duke cituar burime të informuara për misionin, raportoi se gjatë operacionit pati luftime tokësore, megjithëse asnjë personel amerikan nuk u vra. Video që po qarkullojnë nga dëshmitarë lokalë thuhet se tregojnë viktima mes forcave iraniane të përfshira në kërkim.

“Ishte një operacion shumë i ndërlikuar për ta rimarrë ushtarin e rrëzuar”, tha një burim i njohur me misionin për Fox News, duke theksuar se u përfshinë disa njësite të ushtrisë amerikane.

Operacioni përfshinte personel elitar shpëtimi të Forcave Ajrore të SHBA-së, të mbështetur nga mjete të shumta ajrore dhe tokësore. Dy helikopterë shpëtimi thuhet se u goditën nga zjarri i armikut gjatë misionit, duke bërë që anëtarë të ekuipazhit të plagosen, të cilët arritën të tërhiqen në mënyrë të sigurt nga territori iranian.

Disa orë para se të konfirmohej shpëtimi, mediat iraniane raportuan për sulme ajrore në jugperëndim të Iranit, ku besohej se po fshihej anëtari i zhdukur i ekuipazhit.

Zyrtarët perëndimorë thanë se Izraeli i shtyu sulmet e planifikuara në zonë për të shmangur ndërprerjen e operacioneve amerikane të shpëtimit. New York Times, duke cituar një zyrtar izraelit, raportoi se Izraeli ndau informacione inteligjente me forcat amerikane.

Edhe autoritetet iraniane po i kërkonin anëtarët e ekuipazhit dhe thuhet se kishin ofruar shpërblime për civilët që mund t’i kapnin dhe t’i dorëzonin ata.

Në një incident të lidhur, Fox News konfirmoi se një avion A-10 Warthog që siguronte mbulim për operacionin e shpëtimit u rrëzua më 3 prill në Kuvajt. Piloti u hodh me parashutë në mënyrë të sigurt dhe u shpëtua.

Thuhet se avioni i rrëzuar, F-15E, shkatërrua në masë të madhe kur u përplas.

Zyrtarët amerikanë kishin paralajmëruar se kapja e një anëtari të ekuipazhit amerikan nga forcat iraniane mund të përshkallëzonte ndjeshëm tensionet dhe të ndërlikonte synimet më të gjera ushtarake të Uashingtonit në këtë luftë./rel

Previous ArticleNjë grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…
Next Article Milan, tranfertë e ndaluar për në Napoli, mbi 3000 tifozë në Milanello në mbështetje të kuqezinjve

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.