Witkoff dhe Kushner vizitë urgjente në Kiev pas Pashkës!

featured
Press Online
05 Prill 2026, 02:29

Ekspertët dhe të dërguarit specialë të SHBA, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, mund të vizitojnë Kievin gjatë këtij muaji, njoftoi sot këshilltari kryesor i presidentit ukrainas, Kirilo Budanov, në kuadër të përpjekjeve për ringjalljen e bisedimeve paqësore me Rusinë, të cilat janë pezulluar pas fillimit të luftës në Gjirin Persik.

“Kushner, Witkoff dhe senatori Lindsey Graham pritet të vijnë. Se kush tjetër do të marrë pjesë, do ta shohim,” tha Budanov për agjencinë Bloomberg, duke shtuar se vizita mund të zhvillohet pak pas Pashkës Ortodokse, më 12 prill.

Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e Witkoff dhe Kushner në Kiev, pasi më parë ata kanë udhëtuar në Moskë për bisedime me zyrtarët rusë, ndërsa takimet me përfaqësuesit ukrainas kanë ndodhur kryesisht në Shtetet e Bashkuara.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter