Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

SHBA dërgon një aeroplanmbajtëse tjetër në Lindjen e Mesme

Press Online16 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

SHBA-ja po përgatitet të dërgojë në Lindjen e Mesme një grup të dytë sulmues me aeroplanmbajtësen “USS Gerald R. Ford”, e cila do t’i bashkohet në Detin Arabik aeroplanmbajtëses “USS Abraham Lincoln”.

Presidenti Donald Trump u tha Trump gazetarëve se “aeroplanmbajtësja do të niset shumë shpejt”, por pa dhënë një kohë të saktë.

Dërgimi i aeroplanmbajtëses dhe një grupi të dytë sulmues në rajon vjen pasi Trump paralajmëroi për “pasoja shumë të këqija” nëse Irani nuk arrin një marrëveshje me Uashingtonin për programin e tij bërthamor.

Aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford është rikthyer para pak kohësh nga Karaibet, ku ishte vendosur që nga tetori 2025, kur SHBA-ja rriti praninë ushtarake në atë rajon para sulmit që çoi në kapjen e diktatorit venezuelan Nicolás Maduro.

Përfaqësues amerikanë dhe iranianë u takuan javën e kaluar për bisedime në Oman por nuk arritën ndonjë rezultat konkret lidhur me programin bërthamor të Teheranit.

Trumpi nuk e përjashton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake, nëse Teherani nuk pranon ta kufizojë programin e tij bërthamor.

Vendet arabe të Gjirit Persik paralajmëruan se çdo sulm i SHBA-së ndaj Iranit mund të përshkallëzohet në një konflikt të ri rajonal.

Gjatë mandatit të tij të parë, në vitin 2018, Trump e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja që parashikonte kufizimin e pasurimit të uraniumit nga Irani në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Teherani pretendon se ambiciet e tij bërthamore janë paqësore. Megjithatë Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) njoftoi vitin e kaluar se Irani ka pasuruar uranium përtej nivelit të nevojshëm për përdorim civil.

Irani e pezulloi bashkëpunimin me IAEA-n pasi SHBA bombardoi objekte bërthamore iraniane qershorin e vitit të kaluar, gjatë luftës 12-ditore të Izraelit kundër Republikës Islamike. Në atë kohë Trumpi deklaroi se sulmet kishin “shkatërruar plotësisht” objektet kryesore të pasurimit bërthamor të Iranit, megjithëse kjo nuk u konfirmua kurrë në mënyrë të pavarur.

Megjithë pretendimin se kapacitetet e Iranit për pasurimin e uraniumit janë shkatërruar, Trumpi thotë se dëshiron një marrëveshje të re bërthamore me Iranin./DW

Previous ArticleAlessio zbulon lidhjen me fëmijët! Nëna e tyre një grua shumë e fortë, edhe pse nuk jemi bashkë e respektoj! Unë kam patur jetë të shthurrur!
Next Article Rama sot për vizitë në Prishtinë

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.