Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kuba akuzon Trump: SHBA synojnë të “mbysin” ekonominë tonë

Press Online30 Janar 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Presidenti i Kubës, Miguel Díaz-Canel, akuzoi sot homologun e tij amerikan, Donald Trump, se po përpiqet të “mbysë” ekonominë e ishullit, në një kohë kur ndërprerjet e përditshme të energjisë elektrike po shtohen dhe radhët në pikat e karburantit po bëhen gjithnjë e më të gjata.

Të enjten, presidenti i Shteteve të Bashkuara nënshkroi një dekret që parashikon se Uashingtoni “mund” të vendosë tarifa doganore, ende të papërcaktuara, ndaj vendeve që shesin naftë për Kubën, duke argumentuar se ishulli përbën një “kërcënim” për sigurinë kombëtare amerikane.

“Me pretekste të rreme dhe pa asnjë argument real, presidenti Trump synon të mbytë ekonominë kubane duke vendosur tarifa ndaj vendeve që tregtojnë naftë me Kubën”, shkroi Díaz-Canel në platformën X.

Dekreti rrit më tej presionin mbi Kubën, një vend me rreth 9,6 milionë banorë, i cili po përballet me një krizë të thellë ekonomike dhe vështirësi serioze në sigurimin e karburanteve dhe energjisë elektrike.

Ditët e fundit, radhët në pikat e karburantit në Havanë janë shtuar ndjeshëm, ndërsa ndërprerjet e energjisë në kryeqytet arrijnë deri në dhjetë orë në ditë.

Për shkak të ndërprerjeve të energjisë, të cilat vështirësojnë aksesin në internet dhe në media, shumë kubanezë nuk ishin të informuar për kërcënimin amerikan.

Jorge Martínez, një 60-vjeçar që po shkonte në punë dhe u informua nga një gazetar i Agjencisë Franceze të Lajmeve, shprehu shqetësimin e tij.

“Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën tone. Herët a vonë do të ketë pasoja për ekonominë, ky është qëllimi. Do të duhet të ulemi dhe të negociojmë me Trumpin”, tha tekniku i IT-së.

Ndërkohë, presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, deklaroi se vendi i saj do të kërkojë zgjidhje diplomatike dhe alternativa për të ndihmuar Kubën, pas kërcënimit të SHBA-së për vendosjen e tarifave.

Ajo paralajmëroi se masat e Uashingtonit mund të shkaktojnë një krizë të rëndë humanitare në Kubë, duke prekur infrastrukturën bazë dhe spitalet.

Previous ArticleTikTok vjen me risinë e re për zbulimin e moshës! Sistemi i ri analizon profilin, videot e publikuara për identifikimin e…
Next Article Macaulay Culkin nën shok pas ndarjes nga jeta e “mamës” së tij nga “Home Alone”!

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.