Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Erdogan dëshiron një rol ndërmjetësues midis Teheranit dhe Uashingtonit! Presidenti nxit një takim trepalësh midis Turqisë, Iranit dhe SHBA-së

Press Online30 Janar 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i propozoi sot homologut të tij iranian, Masoud Pejeskian, të luajë rolin e “ndërmjetësit” midis Teheranit dhe Uashingtonit, ndërsa tensionet midis SHBA-së dhe Iranit përshkallëzohen me kërcënime për ndërhyrje ushtarake amerikane dhe përgjigje të menjëhershme iraniane.

“Gjatë bisedës së tyre telefonike, Presidenti Erdogan theksoi se Turqia është e gatshme të luajë rolin e ndërmjetësit midis Iranit dhe SHBA-së me qëllim uljen e tensionit dhe zgjidhjen e problemeve”, tha presidenca turke në një deklaratë.

Lexo edhe :

Related Posts

Nga ana e tij, Pejeskian vlerësoi se Uashingtoni duhet të ndalojë kërcënimet për ndërhyrje ushtarake në Iran në mënyrë që t’i japë një shans diplomacisë, theksoi presidenca iraniane.

“Suksesi i çdo iniciative diplomatike varet nga vullneti i mirë i palëve të interesuara”, vuri në dukje Pejeskian gjatë bisedës së tij me Erdoganin.

Sipas shtypit turk, presidenti turk po kërkon gjithashtu të organizojë një samit trepalësh SHBA-Iran-Turqi.

Ministri i Jashtëm iranian në Stamboll

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, mbërriti në Stamboll këtë mëngjes, ku do të takohet me homologun e tij turk, Hakan Fidan.

Turqia, një anëtare e NATO-s, dëshiron të shmangë me çdo kusht një përshkallëzim ushtarak në rajon, i cili rrezikon të shkaktojë një valë të re migrimi dhe të krijojë një konflikt të ri në rajon, pas Sirisë.

Si masë paraprake, Ankaraja po përgatitet të “forcojë sigurinë në kufirin e saj” me Iranin, tha një zyrtar i lartë turk për AFP.

Turqia ka ndërtuar tashmë një mur prej 380 kilometrash (238 milje) përgjatë kufirit, “por kjo nuk është e mjaftueshme”, shtoi ai.

Muri, i përforcuar me tela me gjemba dhe llogore të patrulluara 24 orë në ditë nga ushtria turke, u ndërtua për të kufizuar fluksin e migrantëve nga Irani dhe Afganistani dhe trafikun e drogës.

Në kulmin e protestave në Iran, nuk pati rritje të dukshme të flukseve të migracionit, por çdo sulm amerikan mund të ndryshojë situatën./vizionplus.tv

Previous ArticleMateta nuk luan ndaj Nottingham, shumë pranë transferimit tek AC Milan
Next Article Aktori turk largohet nga seriali pas hetimit për drogë, momenti prekës në set

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.