Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Real-Benfica rikthehet në Play Off, Inter gjen Bodo/Glimt, Juves i kthehet “makthi” Galatasaray, derbi PSG-Monaco

Press Online30 Janar 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shorti i fazës së play-off-it në Champions League dhuron duele shumë interesante. Golat e ndeshjes kanë rikthyer në vëmendje duelin spektakolar të javës së fundit të fazës së ligës mes Real Madridit dhe Benfikës. Portugezët ishin ata që e mundën 4-2 skuadrën madrilene dhe e nxorën jashtë tetëshes më të mirë… dhe tani derbi iberik rikthehet në play-off. Kush kalon nga ky çift në çerekfinale do të luajë me Sporting Lisbonën ose Manchester City.

I bukur në play-off edhe derbi francez mes Paris Saint-Germain dhe Monakos. Kampionët në fuqi dështuan në duelin e fundit të fazës së ligës të kualifikoheshin direkt dhe tani shorti i play-off-it i ka vënë përballë skuadrën e Principatës, Monakon. Kush kalon nga ky çift në 1/8 do të gjejë një kundërshtar dukshëm të fortë, Chelsean ose Barcelonën.

Inter, finalist i edicionit të kaluar në Champions, do të luajë kundër surprizës Bodo/Glimt. Norvegjezët bënë një mrekulli në fazën e ligës, pasi fituan dy takimet e fundit ndaj Manchester Cityt dhe Atletico Madridit. Fituesi i çiftit Inter–Bodo/Glimt do të përballet në fazën e 1/8 me Manchester City ose Sporting Lisbonën.

Juventusi ka përshkuar në play-off Galatasarain. Short jo i lehtë për bardhezinjtë, të cilët kanë një precedent jo të lumtur me turqit, pasi në 2013, kur drejtoheshin nga Conte, skuadra e njohur nga Stambolli i eliminoi nga faza e grupeve. Kush kalon nga çifti Juventus–Galatasarai me siguri do të gjejë në 1/8 një ekip anglez, Liverpoolin ose Tottenhamin.

Për t’u ndjekur edhe përplasja Dortmund–Atalanta, sfida italo-gjermane, teksa fituesja e këtij çifti në 1/8 do të ketë punë me pretendentët Arsenal ose Bayern. Duelet e tjera të play-off-it janë Olympiakos–Leverkusen, Brugge–Atletico Madrid dhe Karabak–Newcastle.

Takimet e para të play-off-it do të luhen më 17–18 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 24–25 shkurt. Vizion Plus do të transmetojë ndeshjet më të mira të mërkurave më 18 dhe 25 shkurt./vizionplus.tv

Previous ArticleNjë nga dietat më të ndjekura të viteve të fundit, “Fasting” ka rrezik për zemrën?!
Next Article Tensione në Big Brother VIP Kosova, Suanita kërkon largimin nga shtëpia, produksioni nuk e lejon

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.