Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Lufta në Ukrainë, Rubio: Negociata të vështira po zhvillohen për Donetskun

Press Online28 Janar 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se negociatat për të përfunduar luftën në Ukrainë janë përqendruar kryesisht tek statusi territorial i Donetskut, i cili mbetet çështja më e vështirë për t’u zgjidhur. Ai tha se, edhe pse ka ende dallime të mëdha, tani pjesa më e madhe e diskutimeve është përqendruar në këtë një çështje kryesore.

“Është ende një urë për t’u kaluar. Hendeku mbetet, por të paktën i kemi çuar çështjet e hapura në një pikë kyçe, e cila ndoshta do të jetë shumë e vështirë”, tha ai.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia synon të marrë kontrollin e plotë të rajonit të Donbasit, ku forcat ruse aktualisht kontrollojnë rreth 90% të Donetskut.

Moska kërkon nga Kievi të dorëzojë pjesën e mbetur, rreth 5.000 km², por Ukraina ka theksuar se nuk do të japë territore që nuk janë nën kontrollin e Rusisë. Shumica e komunitetit ndërkombëtar e konsideron Donetskun pjesë të Ukrainës, ndërsa Putin e quan atë një pjesë të “tokave historike” të Rusisë.

Rubio njoftoi gjithashtu se SHBA mund të përfshihen në raundet e ardhshme të negociatave, megjithëse përfaqësuesit e administratës Trump, Steve Whitkoff dhe Jared Kushner, që morën pjesë në raundin e fundit në Abu Dhabi, nuk do të marrin pjesë.

Raundi i fundit i bisedimeve, që përfshinte kontakte direkte midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas, përfundoi pa një marrëveshje, por të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar dialogun. Shtetet e Bashkuara kanë bërë të qartë se çdo garanci sigurie për Ukrainën do të jetë e lidhur me nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

Previous ArticleLamtumirë Metaverse?! Çfarë ndodhi që gjithçka preku fundin dhe 1500 punonjës u larguan nga ‘divizioni’?
Next Article Historia frymëzuese e kuzhinierit të njohur turk, nga pjatalarës në milioner…

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.